Bisedë me shkrimtarin Mihal Krimçe, ja postimi i Bibliotekës Publike “Dritëro Agolli” në Fier
“Sot mirëpritëm në ambjentet e Bibliotekës Publike “Dritëro Agolli” shkrimtarin Mihal Krimçe, i cili njihet si poet prozator, eseist dhe studiues i trashëgimisë kulturore shqiptare, në veçanti për zonën e Fierit.
Në këtë bisedë letrare shkrimtari prezantoi disa nga botimet e realizuara. Pjesë e këtij takimi ishin dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare ” Pinellopi Pirro” së bashku me mësuseset e tyre. Takimi u bë mjaft interesant nga pyetjet e nxënësve dhe vëmendja e tyre ndaj veprave të shkrimtarit.
Nëpërmjet kësaj bisede nxënësit u njohën me një këndvështrim të përgjithshëm të 40 botimeve të Mihal Krimçe. Tashmë këto botime janë pjesë e fondit të Bibliotekës Publike “Dritëro Agolli”.📖📖📖