Faleminderit Kryeministrit Edi Rama dhe Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë për besimin që më kanë dhënë, për të qenë edhe një herë pjesë e ekipit fitues në zgjedhjet e 11 majit
Mirënjohëse dhe vlerësuese për drejtuesen politike të Qarkut Fier Zonjën Belinda Balluku, çdo strukture të Partisë Socialiste që më japin forcë për të punuar edhe me më shumë përkushtim dhe devotshmëri për fitoren e madhe të 11 majit.
Jam e sigurt dhe besimplotë që falë punës së bërë në këto vite qeverisjeje, do të sigurojmë vazhdimin e projekteve të nisura në shumë sektorë të zhvilllimit ekonomikë e social.
Qytetarët e duan zhvillimin si dhe duan e vlerësojnë njerëzit e punës, ata që do t’i përfaqësojnë denjësisht edhe gjatë qeverisjes së ardhëshme socialiste për të çuar Shqipërinë në majën që i takon, në familjen e madhe evropiane.
Besimi dhe mbështetja Juaj do shpërblehet me përkujdesje, me punë, me vëmendje, me angazhim dhe me përgjegjshmëri.
Urime dhe suksese skuadrës fituese të Qarkut Fier.
PS2030🌹
Shqipërinë2030🇦🇱🇪🇺