Deputeti socialist i Fierit Ramion Kurti në një raportim korrekt 12 orë më parë të situatës së zjarreve në Fier:Kurti: “Situata e zjarrit në zonën e Frakullës në Fier është vënë nën kontroll, pas ndërhyrjes intensive nga toka dhe ajri. Deputeti i Partisë Socialiste, Ramion Kurti, i cili mbulon këtë zonë, tha se gjatë gjithë kohës situata është monitoruar nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse.Ramion Kurti: Situata tashmë është vendosur nën kontroll. Ne kemi qenë gjatë gjithë kohës në monitorim të situatës. Forcat e Armatosura, ushtria, Policia e Shtetit, zjarrfikësit kanë qenë të gjitha në terren. Tani në Frakull kemi vetëm një zonë aktive, e cila është në monitorim. Kanë qenë dy helikopterë dhe një avion që kanë operuar gjatë ditës.Kurti bëri të ditur se ende nuk ka një bilanc paraprak për sipërfaqen e përfshirë nga flakët apo dëmet e shkaktuara. Megjithatë, ai theksoi se prioritet ka qenë mbrojtja e jetës së njerëzve dhe banesave.”
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)














