E ndërsa vera që kaluam rezultoi të ishte jo pak e nxehtë për mjedisin politik në Fier me akuza e kundër-akuza nga grupime të caktuara brenda së majtës duket që deputeti i sapozgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit Petro Ķoçi i ka shtuar vetes një funksion të ri.Përveç rolit të kryetarit te deleguar të degës së Partisë Socialiste në Fier dhe për sa kohë që parlamenti i ri do ende disa ditë të fillojë nga puna për mos tu ndodhur bosh Z. Koçi ka filluar të lidhë çiftet e reja në martesë .Çifti i ri që finalizoi lidhjen disa vjeçare me vënien e kurorës ishin të afërm të ish deputetes së nderuar të qytetit të Fierit Adelina Rista. Më konkretisht mbesa e saj ose vajza e një personazhi të respektuar në Fier Z.Aljosha Doko.Në gjykimin tonë në përgjithësi me aq sa jemi të informuar kjo traditë plotësohet me praninë dhe rolin e kryebashkiakut në cilindo qytet anekënd rruzullit tokësor.Megjithë këtë në një kohë kur pritet me kureshtje analiza e PS-së për zgjedhjet që kaluam ,për rolin dhe kontributet e secilit aktor dhe faktor, Koçi mund t’i shtojë vetes edhe atributet ne kurorëzim çiftesh të rinj,pagëzime , synetlliqe etj.
Ne si staf i Portalit i urojmë veprimtari të mbarë në të tilla evente ku prania e tij duket të jetë thelbësore.
Për çiftin e ri që sapo lidhi kurorë portali ynë ka veç urime zemre “ Të trashëgohen e jetë të lumtur! … ”
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)