Policia sekuestron 3 kg kanabis në një stan në Fier, arrestohet 38-vjeçari.
FIER
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 38-vjeçar pasi në stanin e tij janë zbuluar 3 kg kanabis.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e mara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin Operacional në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në fshatin Libofshë, Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa në stanin në pronësi të shtetasit Elkid Kaçeli.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Elkid Kaçeli, 38 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.