Blendi Fevziu kërkon që Partia Demokratike të ndryshojë dhe në krye të ketë një kryetar të ri. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Pikat mbi i’, Fevziu tha se Partia Demokratike ka nevojë për një lider që të jetë i ri, rreth moshës 35 deri në 40-vjeç, jo më shumë se kaq. Ndër të tjera, gazetari tha se Lulzim Basha dhe Sali Berisha duhet të largohen nga partia në mënyrë që të vijnë njerëz të rinj që do e rivitalizojnë.
‘Problemi është humbja e zgjedhjeve. Kur dëgjova Ramën, unë dëgjova që ai e nisi me kritika, tha nuk keni bërë aq sa duhet. Pra hyri në fushatë për zgjedhjet e Ramës. Ndërkohë, te PD-ja nuk pamë këtë, demokratëve u tha mbajeni kokën lart. Në PD nuk u bë asnjë diskutim i vetëm, ore çfarë ndodhi që jemi këtu.
A duhet të hapemi a të mbyllemi. Rama fitoi zgjedhjet. Është i pakontestueshëm sot. Ndërkohë, në Kryesinë e Partisë futi Ditmir Bushatin, kritikun e tij më të madh. Në PD, nuk u fut asnjë nga kritikët e Bashës. Agron Shehaj, më ti votuari, Bardh Kadilli. Nëse ti do një parti për të fituar zgjedhjet, të duhet një parti e hapur. PD ka nevojë për një drejtues që të mos jetë më shumë se 35-40 vjeç. Një i ri. Basha dhe Berisha duhet të largoheshin nga PD, pse jo. Të dy. Pse të merret partia peng. Këta njerz nuk mund ta rivitalizojnë më partinë. Pavarësisht se janë shumë të lidhur me të. Që të tërheqësh të rinjtë duhet të kesh një lider të ri. Nuk e tërheq një të ri një 50 vjeçar.’- tha Fevziu.