14 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit vjen me 20 shfaqje online

by News Albania
February 11, 2021
in Kulturë
0
33
VIEWS
Share on Facebook

“Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit Online”, në konkurrim 20 shfaqje teatrore.

“Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit Online” vjen me 20 shfaqje teatrore. Nga 23 shkurti, shfaqjet më të mira të 20 trupave nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe nga skena e pavarur, do të transmetohen Livestream në Facebook-un e Teatrit Kombëtar dhe në Facebook-un e teatrove pjesëmarrëse. Pas “Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit”, që u zhvillua nga Teatri Kombëtar në vitin 2018, në shkurt të 2020 festivali vjen në formatin online për shkak të pandemisë. Hervin Çuli drejtor i Teatrit Kombëtar dhe Altin Basha drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në prani të ministres së Kulturës Elva Margariti prezantuan festivalin e këtij viti, që do të vijë online dhe do të ndiqte në rrjetet sociale nga publiku. Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli mes të tjerave u shpreh se festivali vjen me sloganin “Teatri vazhdon”. “Me Altin Bashën, kemi iniciuar organizimin e festivalit mbarëkombëtar, por kësaj here online, nën sloganin “Teatri vazhdon”. Është një nismë shumë e mirë, që do të zgjasë në 20 ditë”, tha Hervin Çuli, në konferencën që u zhvillua te “ArTurbina”. Për Altin Bashën drejtorin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nuk duhet, që festivali të humbiste radhën e tij. Në reagimin e tij drejtori Basha vijoi se për festivalin u vendosën dhe kritere, që e bëjnë serioz. “Bën shumë mirë të mbetet dhe të vazhdojë, ka të gjithë parametrat, çmimet që në një kuptim e simulojnë më shumë. Por, kemi vendosur disa kritere, që ta bëjnë serioz festivalin, si cilësia e videos, e audios etj. Janë 20 trupa, në kushte normale do të ishte e vështirë që t’i menaxhonim këto”, u shpreh drejtori Altin Basha. Gjatë një viti pandemie, Teatri Kombëtar nuk pati shfaqje teatrore në ambiente të hapura. Por drejtori Hervin Çuli tha se janë katër vite me probleme, për Teatrin Kombëtar. “TK nuk ka dhënë shfaqje në eksterier. Gjithë kjo periudhë, prishet apo jo teatri ka ndikuar në numrin e spektatorëve. Ky katërvjeçar ka qenë me probleme, padyshim që kjo ka ndikuar në performancë. Shifrat për teatrin online, janë të paimagjinueshme”, u shpreh në konferencë Çuli. Sa i takon TK, herë pas here po vazhdon të prezantojë online shfaqje që janë vënë në skenë më parë, apo dhe mbrëmje me krijimtarinë e autorëve shqiptarë dhe të huaj interpretuar nga aktorët.

Konkurrimi në festival

Festivali do jetë në formë konkurrimi, ku do të shpërndahen çmime për artistët dhe shfaqjet më të mira. Çmimet e festivalit janë: shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktori protagonist më i mirë, aktorja protagoniste më e mirë, aktori joprotagonist më i mirë, aktorja joprotagoniste më e mirë, aktori/aktorja e re më e mirë si dhe çmimi i karrierës. Sa i takon votimit, të gjitha teatrot pjesëmarrëse do të votojnë teatrot e tjera përveç teatrit të tyre. Në festival marrin pjesë Teatri Shqiptar Shkup, me shfaqjen “Makbeth” nga W. Shakespeare, regjisor Diana Dobreva; Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”,“Arturo UI” nga B. Brecht, regjisor Kiço Londo. Skena e pavarur “Black bird”, nga Davd Harrower, regjisor Donard Hasani; teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrës, “Martesa” me regji të Driada Dervishit. Teatri i Gjilanit- shfaqja “Aylan” nga Jeton Neziraj, regjisore Blerta Neziraj; teatri “Zihni Sako”, Gjirokastër- tragjikomedia “Fqinjët” nga Ruzhdi Pulaha. Skena e pavarur “Mashtrimi” nga Antony Shaffer, regjisor Artan Imami; teatri “Migjeni”, Shkodër, me shfaqjen “Jugori” , regjisor Dino Mustafiç; teatri i qytetit “Hadi Shehu”, Gjakovë – “Dorëzimi në Spokan” nga Martin McDonagh me regji të Ilir Bokshit. Skena e pavarur,Teatri Rikthim, “Qyteti i akuzuar” nga Teodor Laço, regjisor Bajram Torba; teatri “Metropol”, me shfaqjen“Ëndrra e një nate vere” të W. Shekspir me regji të Armela Demajt. Teatri “Adriana”, Ferizaj, me shfaqjen “Oh, oh, Xhulia” nga Efraim Kishon regjisor Besim Ugzmajjli; teatri “Bylis” Fier- “Zija e Bardhë” përshtatje e komedisë “Zi e më zi” të Kristo Floqit me regji të Milto Kutalit. Në festival merr pjesë edhe Teatri Shqiptar, Kumanovë, me shfaqjen “Në det” nga Sllavomir Mrozhek, regjisor Qëndrim Rijani. Vijon teatri “Petor Marko”, Vlorë, me shfaqjen “Në shtëpi në orën shtatë” me autor Robert Sedrik Sherif, regjia Roland Minga. Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren, ” Monserati” autor Emanuel Robles dhe regjia Roland Roshi. Teatri “Andon Zako Çajupi” Korçë vjen me “Kopshti i vishnjeve” nga A. Çehov, regjisor Dino Mustafiç. Skena e pavarur, “Kush e solli Doruntinën” nga Ismail Kadare, regjisor Laret Vasili. Teatri Kombëtar i Kosovës me “Zgjimi i pranverës” nga Frank Winekind me regji të Zana Hoxhës, si dhe Teatri Kombëtar me “Galaksia” nga Howard Barker, regjisore Rovena Lule Kuka. Në datë 14 mars do të jetë finalja e festivalit, votimi dhe ndarja e çmimeve.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

A do e verifikojë SPAK-u burimin real të pasurisë së deputetit socialist Arkend Balla?!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

A do e verifikojë SPAK-u burimin real të pasurisë së deputetit socialist Arkend Balla?!

June 13, 2025
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

June 13, 2025
Murtaja/ 263 bagëti të infektuara në Skrapar, karantinohen dy ferma

Murtaja/ 263 bagëti të infektuara në Skrapar, karantinohen dy ferma

June 13, 2025
Komentet e Ramës, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Janë deklarata të zakonshme! Kufiri duhet të mbetet te kritika, jo te presioni

Komentet e Ramës, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Janë deklarata të zakonshme! Kufiri duhet të mbetet te kritika, jo te presioni

June 13, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In