20 April, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Faturat e papaguara të energjisë nga Ujësjellësit arrijnë në 300 milionë euro

by News Albania
30/07/2024
in Aktualitet, Lajme
0
Faturat e papaguara të energjisë nga Ujësjellësit arrijnë në 300 milionë euro
37
VIEWS
Share on Facebook

Pavarësisht një plani masash për reduktimin e detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë elektrike të vitit 2021, ujësjellësit vijojnë të kenë rreth 300 milionë euro borxh ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë.

Të dhënat e raportuara në buxhetin faktik 2023 tregojnë se totali i borxhit është 30.9 miliardë lekë, ku thuajse gjysma janë kamatëvonesa.

“Deri në Dhjetor 2023, OSHEE Group sh.a. raporton se detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën rreth 30.9 miliardë LEK. Nga këto, rreth 16 miliardë LEK janë detyrime të faturuara ndaj kompanisë dhe rreth 15 miliardë LEK janë detyrime për kamatëvonesa.

Nga totali i detyrimeve principal (pa kamatëvonesa), vetëm ndërmarrja e UK Durrës sh.a ka 5.46 miliardë LEK detyrime të akumuluara në vite” thuhet në raportin e buxhetit faktik.

Referuar të dhënave pas ndërmarrjes së Durrësit në renditje vjen ajo e Vlorës me 1.68 miliardë lekë, Patosi me 870 milionë lekë apo Fieri dhe Kavaja me respektivisht 790 milionë lekë dhe 770 milionë lekë. Në këtë vlerë nuk llogariten kamatëvonesat.

Detyrimet e prapambetura të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve ndaj kompanisë së energjisë u bënë shqetësuese pak vite më parë diçka që angazhoi si Ministrinë e Financave ashtu edhe atë të Energjisë dhe Infrastrukturës dhe hartonin një plan masash që do të synonte zerimin e këtij detyrimi.

Por duket se zhvillimet nuk kanë qenë në favor të reduktimit pasi situata post-Covid që solli efekt zinxhir në kosto, kriza e energjisë që nisi në 2021 dhe kulmoi në 2022 apo lufta Rusi-Ukrainë të gjitha ndikuan në mënyrë direkte apo indirekte.

Sektori i ujësjellës-kanalizimeve prej vitesh ka shfaqur probleme jo vetëm me detyrimet e prapambetura ndaj energjisë por me humbjen në tërësi që shënojnë ndërmarrjet të cilat nuk mbulojnë dot kostot e tyre operative.

Kjo bëri që të ndërmerrej reforma e agregimit apo bashkimit të ujësjellësve duke krijuar ndërmarrje më të mëdha teksa ka vijuar miratimi i një sërë çmimeve të reja, me tendencë rritëse për disa prej tyre. Ende kjo reformë është në vijim dhe mbeten akoma ndërmarrje që duhet të finalizojnë bashkimin.

“Procesi i reformimit dhe riorganizimit të sektorit të Ujit vazhdon, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2020-2030.

Përmes kësaj reforme, në zbatim të VKM nr.302 datë 11.05.2022 “Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”, synohet ridimensionimi i 58 ndërmarrjeve U-K aktuale nëpërmjet rigrupimit të tyre në 15 shoqëri SKP-UK (Subjekte me Kompetenca të Përbashkëta) rajonale. Kjo, me qëllim rritjen e mirëmenaxhimit dhe performancës së tyre financiare, që pashmangshmërisht do të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme në dobi të mbarëvajtjes së proceseve të punës dhe sidomos shlyerjes së detyrimeve të akumuluara, duke siguruar kësisoj mos krijimin e tyre në të ardhmen” thuhet në raportin buxhetit faktik 2023./Monitor

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Një histori e rrallë dhe prekëse vjen nga fshati Baban i Devollit

20/04/2026

Fier: Ndodh edhe kështu! I dehur bën njoftim të rremë policicisë se ka vrarë gruan!

20/04/2026

Policia-Shqipëri – Mbretëri e Bashkuar, model suksesi

20/04/2026
Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

20/04/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In