10 March, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fati në derë, apo joshje?/ Hapet kantieri i spitalit në Fier, Rama: T’u ofrohet punë si roje apo teknik pronarëve të tokave

by News Albania
22/01/2021
in Aktualitet
0
Fati në derë, apo joshje?/ Hapet kantieri i spitalit në Fier, Rama: T’u ofrohet punë si roje apo teknik pronarëve të tokave
89
VIEWS
Share on Facebook

Hapet kantieri i spitalit rajonal të Fierit me financim nga qeveria turke. Kreu i qeverisë Edi Rama teksa pa nga afër punimet i kërkoi inxhinierit të firmës turke që t’u ofroi punë ish-pronarëve të tokave sipas aftësive të tyre, roje, teknik apo punëtor në kantier.

“Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë të shpronësuara t’i takosh që nga ai zotëria që unë fola atë ditë dhe t’i ofroni mundësinë që të mund të punojnë këtu duke pasur parasysh aftësinë e tyre, që nga roje kantieri, punëtor, teknik se nuk e di çfarë aftësish kanë. Dua t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësinë që të përfshihen”, tha Rama.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se ka përfunduar faza e shpronësimit të 12 familjeve në truallin e të cilëve do të ngrihet spitali. Ajo shtoi se përveç punonjësve nga Turqia do të ketë edhe punonjës vendas si dhe nga zonat përreth. Balluku theksoi se është arritur dakordësi me autoritetet lokale për akomodimin e punonjësve të huaj si dhe sigurimin e transportit të tyre pa ndihmën e donatorëve.

“Kemi nisur nga puna pas një jave punë përgatitore. Kem mbyllur edhe fazën e shpronësimit me 12 familje që  ndodhen këtu. Procesi është mbyllur me sukses. Agjencia e Shpronësimeve ka bërë të gjithë procedurat. Kemi nisur nga puna për kantierin dhe deri ditën e hënë pritet që këtu të ketë mbi 200 punonjës dhe 20 inxhinierë që do të bëjnë gjithçka që duhet sa i përket logjistikës. Kemi bërë edhe një proces për vlerësimin

Kemi marrë masat edhe për punonjësit. Një pjesë e mirë e tyre vijnë nga Turqia. Do ketë edhe punonjës vendas. Kemi nisur kontakte me kompani vendase dhe punonjës nga zonat këtu që kanë eksperiencë në ndërtim. Do të pritet më pas për grupe që do të merren me pjesën elektrike. Jemi në afate. Kemi pasur bashkëpunim me institucionet shtetërore.

Moti nuk ka qenë shumë i mirë dhe nuk do jetë deri në fundjavë. Punëtorët që do vijnë janë shumë. Disa i kemi akomoduar në Patos dhe zona të tjera. Kemi ndihmën e bashkisë për të mbuluar koston e transportit. Ne kemi komunikim 24 orësh, Grupet e punës janë në terren edhe gjatë turnit të tretë. OSHEE ka sjellë linjën menjëherë në këtë zonë”, tha Balluku.

Zyrtari i Bashkisë së Fierit deklaroi se është procesi i rivlerësimit të ullinjve në këtë zonë të cilët do të vendosen diku tjetër.  “Është bërë procesi i vlerësimit të ullinjve. Ato do të hiqen që këtu dhe do të vendosen diku tjetër”, theksoi ai.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se ky do të jetë një spital me të gjitha pajisjet mjekësore dhe të gjithë shërbimet e nevojshme.

“Kemi përfunduar anën mjekësore. Kemi përfunduar me homologët turkë procedurat për pajisjet dhe aparaturat. Shërbimet janë përcaktuar nga ekspertët e të dy palëve. Është me të gjithë pajisjet mjekësore dhe të gjitha shërbimet. Do përshihen shërbimet e urgjencës dhe kirurgjisë si dhe do ketë departament special për kirurgjinë speciale”, u shpreh ajo.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Goditet grupi kriminal/ Trafik armësh nga Mali i Zi dhe i shisnin në Tiranë (EMRAT)

Goditet grupi kriminal/ Trafik armësh nga Mali i Zi dhe i shisnin në Tiranë (EMRAT)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Goditet grupi kriminal/ Trafik armësh nga Mali i Zi dhe i shisnin në Tiranë (EMRAT)

Goditet grupi kriminal/ Trafik armësh nga Mali i Zi dhe i shisnin në Tiranë (EMRAT)

10/03/2026
“Play off” i Botërorit po afrohet, sulmi “lë në baltë” Kombëtaren

“Play off” i Botërorit po afrohet, sulmi “lë në baltë” Kombëtaren

10/03/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet në Tiranë

Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet në Tiranë

10/03/2026

Edi Rama konfirmon stabilitetin politik në Qarkun Fier

10/03/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In