Njoftim i Familjes
Ditën e mërkurë dhe të enjte, në datat 3 dhe 4 mars 2021, nga ora 17.00-20.00 ne mjediset e Bar “Coloseum”, tek Shallvaret, përballë kompleksit Tajvan-i, familjarët e poetit Lefter Çipa, (i ndarë nga jeta këto ditë), presin ngushëllime nga miqtë dhe të njohurit.
Ndajmë mirëkuptim të plotë për të munguarit në kushtet e pandemisë.
Në të mira e gëzime ua kthefshim të gjithëve!
Falenderime nga zemra për të gjithê miqtë dhe dashamirësit e Atit tonë!
Familja Çipa
Tiranë











