Fakte/ Babloku “fryn” Bukuroshin e mafies së kromit me 7 licensa minerare, 5 ndërtime pa leje në Tiranë e bregdet dhe 1 HEC
SPAK të hetojë këtë “bedel” të ish-deputetit Ilir Beqja, mbasi me lejen e kupolës së pushtetit, është bërë “përbindësh” i aferave në zonat e kromit dhe eksportin e tij, si dhe zaptimin e trojeve bredgetare e batërdinë me taksat tatimore-doganore që i fshihen çdo 6 muaj me urdhër.
Para 10 ditësh, “Pamfleti” publikoi fakte, për “urithin” e aferave me mineralin e kromit, Bukurosh Koçin; i cili ka 7 vite që me licensën e fabrikës së pasurimit të kromit në Bulqizë, po përlanë dhe tendera shërbimesh shtetërore nëpër ministri, bashki, ente e institucione.
Mbështetës i tij është ish-deputeti Ilir Beqja, i cili ka dhënë prova se nuk futet në lojë për bamirësi, por për pjesën që e paracakton vetë, siç ka bërë me PPP e tenderat në shëndetësi, prej 1 viti të dërguara si dosje në SPAK. Ndaj dhe nuk është rastësi, që Bukurosh Koçit, përveç licensave të kromit, i janë dhënë dhe 104 tendera me vlerë 2.4 milionë Euro me firmën “2AF Albania Group” ku është ortak 49% dhe me “Fabrikën e pasurimit të kromit Bulqizë”, ku është 100%.
Mirëpo Bukuroshi që “de facto” komandon mafien e nxjerrje-përpunim-importit të kromit, ka në pronësi e aktivitet potencial 7 leje e licensa kromi, kur ligji minerar për burimet nëntokësore lejon vetëm 1 leje shfrytëzimi ose licensë. Sipas dosjes që na ka ardhur konfidencialisht nga tatimet e AKBN, rezulton se Bukurosh Koçi, xhambazi që “punon” edhe për Ilir Beqjen ka këto liçensa e leje minerare kromi: – Fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, ku është 100% pronar.
2AF Albania Group”, ku faktikisht është 100% pronar, por ka shënuar vetëm 49% ortakëri, duke e fshehur 51% te “çirakët” e tij Munir Konesha e Aqif Konesha. – Licensë për nxjerrje, shitje e import kromi, në zonën minerare “Livadh i Dashit”, Bulqizë. – Licensë për nxjerrje, shitje e import kromi, në zonën minerare “Qafë Lame”, Klos-Mat.
– Licensë për nxjerrje, shitje e import kromi, në zonën minerare “Pylli i zi”, Buqizë.
– Licensë për marrje, shitje, përpunim e import të dambës së sterileve të kromit në zonën minerare Qytet-Buqizë.
– Licensë për nxjerrje, shitje e import kromi, në zonën minerare “Gjelaj-4” të Hasit.
– Me leje shoqëruese nga Ministria e Energjisë dhe AKBN, ka marrë licensë të përbashkët “Ndërmarrja e re e pasurimit të Kromit në zonën Devë-Gjakovë”; ku Bukurosh Koçi, së bashku me Uk Koçi e Sulejman Beqa, është person i autorizuar i qeverisë shqiptare, për monitorimin e eksportit të kromit në Kosovë. Por pasuritë e paligjshme të Bukuroshit të kromit nuk janë vetëm kaq; pasi ato shtohen dhe me ndërtime e biznese pa leje në bregdetin shqiptar e deri në Pukë.
– Kompleks turistik bregdetar në zonën Thymus
Dhërmi me sipërfaqe 26 mijë m2; pronar 100% Bukurosh Koçi.
– Pallat në Tiranë, me 9 kate mbi tokë e 3 kate parkim nëntokë, nga të cilët 1 kat dyqane; pronar 100% Bukurosh Koçi.
– Kapanon industrial 1800 m2 ndërtesë e 1100 m2 territor në Vrinë
-Rrashbull; pronar 100% Bukurosh Koçi.
– Kapanon frigoriferik e jo frigoriferik 1500 m2 e 1000 m2 territor në Gradisht-Divjakë; pronar 100% Bukurosh Koçi.
– HEC-Gojan, me 5 diga mbi lumin Fan i Madh në Pukë, aksioner kryesor Bukurosh Koçi.
Mjafton që SPAK të hetojë dhe do zbulojë se nuk ka leje ndërtimi, leje mjedisi e leje shfrytëzimi, madje as certifikata pronësie tokash; për këto ndërtime; ndaj dhe aktualisht, gjendet përballë kërkesës së kadastrës për të dorëzuar dokumentet ligjore. KUJTESË/ Për batërdinë që bëhet me urdhër të Ilir Beqjes e Bablokut’ për mos-pagimin dhe për fshirjen e detyrimeve tatimore-doganore të prodhim eksportit të kromit dhe bizneseve të tjera të Bukurosh Koçit, do flasim në vijim….











