16 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fakt: Natasha Mulaj( Haklaj) e KPA-” Vetting”, ka fshehur 7dosje lidhjesh familjare me krimin

by News Albania
20/01/2021
in Aktualitet
0
612
VIEWS
Share on Facebook

Fakte/ Natasha Mulaj (Haklaj) e KPA-“Venting”, ka fshehur 7 dosje lidhjesh familjare me krimin

Kujtesë kryesisë së Kuvendit dhe ONM, për ish-kryetaren dhe anëtaren aktuale KPA, përzgjedhur e emëruar në atë detyrë në mos plotësim të 10 kritereve ligjore dhe falsifikime të dhënash personale e zyrtare; ndërkohë që është ish-bashkëshorte dhe familjare e 2 prej pjestarëve të grupit Haklaj, që kanë inskenuar vrasjen e Azem Hajdarit dhe motër e 4 personave me dosje penale ende në proces, 1 me masë hetim në paraburgim
Sipas tabelës së shpalljeve zyrtare në Bashkinë-Tiranë, anëtarja e KPA-Komisionit të “Veting”, Natasha Mulaj, është e skeduar për mashtrime financiare me kredi bankare dhe për fshehje-falsifikim të sigurimeve shoqërore të punonjësve; kur punonte në bizneset e ndërtimit të vëllezërve të saj, Vladimir e Admir Mulaj.

Pas marrjes së kredisë, debitorja Natasha Mulaj i është shmangur bankës për detyrimin 5 mijë e 25 Euro dhe 22,793 lekë, duke ndryshuar 4 adresa banimi e pune me letra false; deri sa banka e është detyruar të kërkojë ndihmë nga shërbimi përmbarimor.

Në pamundësi për të gjetur adresën e banimit të saj edhe me polici, shërbimi përbarimor ka bërë njoftimin në këndin “Shpallje publike” pranë Bashkisë-Tiranë.

Mirëpo anëtarja e KPA-Komisionit të “Veting”, Natasha Mulaj, po nga e njëjta zyrë përmbarimi, po kërkohet me shpallje publike në Bashkinë e Tiranë; dhe nga Inspektoriati i Punës-Dega Tiranë, për vlerën 749 mijë e 522 lekë të reja, si ndëshkim për mashtrime me sigurimet shoqërore të punonjësve, kur ishte ekonomiste-juriste në biznesin “Albit Diabra-Shpk” të familjarëve të saj.

Por çuditërisht, Natasha Mulaj (Haklaj) vazhdon të jetë anëtare e KPA, Komisionit që pastron drejtësinë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar e të lidhur me krimin.

– Në vitin 1994, vëllai i saj Ilir Mulaj, ka vrarë në Tropojë, shtetasin Zeqë Neza, duke u dënuar 23 vite burg në mungesë, ndërkohë që krimin ka tentuar ta fshehë duke zhdukur provat, vëllai tjetër Vladimir Mulaj, ish-oficer i policisë kriminale në Tropojë.

– Më 22 qershor 1997, është vrarë në atentat Sokol Haklaj, bashkëshorti i Natasha Mulaj, familjarë dhe pjesë e grupit “Haklaj”.

– Më 12 shtator 1998, vëllai i saj Vladimir Mulaj, me detyrë shef juridik në PD, dhe Izet Haxhia e vjehrri i saj Elez Haklaj, kanë qenë pjesë e skenarit dhe grupit që ekzekutoi Azem Hajdarin.

– Me Vendim nr. 10, datë 20.01.2016 të Gjykatës së Lartë, është provuar se Vladimir e Admir Mulaj, dy vëllezërit ndërtues të komisoneres Natasha Mulaj, i kanë grabitur me presion e gjobë “të fortësh”, 205 mijë Euro, italianit Silvio Allamandi, administrator i shoqërisë “Inisiativa Hidroelektrike Shqiptare” sh.p.k (HEC-Bushtrica).

– Mesnatën e 1 janarit 2019, në vilën e vëllait ndërtues e pronar universiteti në Tiranë, Vladimir Mulaj, u vendos eksploziv. Policia ndoqi 3 pista të “pista”: Ndërmjetësimin e tij për të nxjerr Azemin në pritën e kunetërëve Haklaj; mashtrimet me biznesin e troje-pallateve dhe 5 dosje pazare trafiku armësh Tropojë-Kosovë, kur ishte Oficer Policie Kriminale në Tropojë.

– Në datën 9 dhjetor 2019, ndërtuesi Admir Mulaj, vëlla i komisioneres Natasha Mulaj, u denoncua në prokurori nga importuesi i bananeve, Eduard Dauti; për skemë mashtrimi 241 mijë Euro blerje apartamenti, firmosur nga Natasha Mulaj, si ish-menazhere e firmës.

– Më 21 shkurt 2020, së bashku me ortakun e Geron Xhafës në trafikimin e drogës, Gramoz Murataj; është arrestuar e lënë në burg për lojëra fati të paligjshme në Tiranë edhe Elvis Mulaj, vëllai komisioneres së “Veting”, Natasha Mulaj.

PYETJE PËR KUVENDIN DHE ONM-SHBA/ – A duhet të vazhdojë Natasha Mulaj në detyrën komisionere e Apelit të Veting; kur përveçse nuk plotëson asnjë kriter dhe mashtron bankat e institucionet ligj-zbatuese të shtetit, ka dhe këto “njolla”, të cilat ajo i ka fshehur qëllimisht?!/Pamfleti

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania