22 July, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fakt: Ministria e Financave kundër incenerstorit të Tiranës

by News Albania
03/02/2022
in Aktualitet
0
Fakt: Ministria e Financave kundër incenerstorit të Tiranës
602
VIEWS
Share on Facebook

Raporti i KLSH/ Kostoja 29 euro/ton për përpunimin nuk u negociua, Ministria e Financave kundër konçesionit

KLSH në një raport të fundit të performacës mbi kontratën koncesionare për inceneratorin e Tiranës ka konstatuar dhjetra shkelje ligjore, por edhe miliona dollarë abuzime me kontratën.

Sipas të dhënave të raportit rezulton se Bashkia Tiranë prej 3 vitesh po parapaguan shërbimin e trajtimit të mbetjeve, i cili ende nuk kryhet.

Janë gati 40 milionë dollarë të paguara nga Bashkia Tiranë dhe qeveria për një shërbim që nuk kryhet, Tirana s’ka incenerator, thjesht është sistemuar me vlera dhjetra milionë dollarë landfilli ekzistues.

Raporti i KLSH thekson se “si pasojë e mos planifikimit të saktë dhe mos vlerësimit të risqeve të mundshme mbi mundësitë e financimit të Koncensionarit, ekziston risku që kontrata e koncensionit në fjalë të hasë në vështirësi për vijimin e saj në rast se nuk do të arrijë të gjenerojë sasinë e nevojshme të ardhurave të vëna në garanci për kredinë”.

Mësohet se kompania ka marrë dy kredi një afatgjatë dhe një afat mesme, megjithëse në kontratën koncesionare shkruhej se subjekti i kishte të gjitha burimet financiare. Në fakt kompania ishte krijuar pak kohë më parë në Hollandë, dhe mbulohej nga një guackë kompanish.

Kostoja 29 euro/ton për përpunimin nuk u negociua

Në raportin e KLSH zbulohet se kostoja e përpunimit prej 29 euro/ton për përpunimin e mbetjeve nuk është negociuar por është pranuar vlera e ofertuar nga koncesionari.

Sipas KLSH, “Pavarësisht pjesëmarrjes së anëtarit të Bashkisë së Tiranës në Komisionin e dhënies me koncesion për “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë, propozuar nga operatori ekonomik “Integrated Energy B.V shpk”, për grupin e auditimit nuk vë në dispozicion asnje procesverbal në të cilin fakton negocimin e palëve të përfshira mbi barrën financiare të tarifës koncesionare prej 29 Euro/ton. Kjo tarifë ka rritur shpenzimet e buxhetit të shtetit, nga ku edhe analizat e studimit të fizibilitetit, nuk japin agrumenta të sakta dhe të qarta mbi përballimin e shtimit të kostos së pastrimit për Bashkinë Tiranë si përfituesi kryesor dhe bashkite e Qarkut Tiranë, nëse do të përfshihen pavarësisht mos njoftimit të tyre në fazat e hershme të kontraktimit”.

Raporti i KLSH thellon edhe më tej skandalin ku thekson se “Duke marrë në konsideratë dokumentacionin e vënë në dispozicion nga subjektet e audituara mund të konkludohet se procedura e planifikimit të këtij projekti ka mungesa dhe paqartësi në lidhje me propozimin paraprak të ardhur në ministri dhe konfirmimin e miratimit paraprak nga ana e Ministrisë së Financave, sipas kërkesave të legjislacionit të kohës”.

Për sa më sipër, vihet re që procesi i studimit dhe planifikimit të këtij investimi eshte bërë i pa mbështetur në politikat strategjike të promovuara nga Ministria e Mjedisit, shkruhet në raport.

Ministria e Financave kundër inceneratorit të Tiranës

Një nga institucionet kryesore që ka kundërshtuar inceneratorin e Tiranës është edhe Ministria e Financave, kjo fillimisht e ka kundërshtuar prokjektin duke e konsideruar problematik për buxhetin e shtetit.

Raporti i KLSH, saktëson se “mungesa e vendimmarrjes së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në cilësinë e vlerësuesit dhe miratuesit paraprakisht të gjitha projekteve koncesionare dhe të Partneritetit Publik Privat (PPP), nga pikëpamja e implikimeve fiskale individuale apo në grup për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale, pavarësisht nga modeli i parashikuar i koncesionit/PPP dhe mënyra në të cilën ato janë nisur, d.m.th., propozim i kërkuar apo i pakërkuar, konkretisht edhe në propozimin e operatorit ekonomik “Integrated Energy B.V” shpk. për inceneratorin e Tiranës, shpreh ne mënyrë eksplicite papërballueshmërinë dhe/ose paqëndrueshmerinë si edhe ndërmarrjen e angazhimeve publike që rrezikojnë në mënyrë të konsiderueshme përballueshmërinë dhe efektivitefin e projektit.”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania