3 porositë/ Lufta ndaj krimi, Veliu-shefave: Do rrini në punë deri në orën…
Dy ditë pas mbledhjes urgjente të thirrur nga drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ky i fundit u ka lëshuar një qarkore vartësve për monitorimin e situatës kriminale në vend.
Newsalbania.al ka mësuar ekskluzivisht përmbajtjen e kësaj qarkoreje të përbërë nga tre pika ku vihet re se kryepolici kërkon nga shefat e komisariateve por dhe drejtuesit e Policisë një angazhim të shtuar në territoret që mbulojnë me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale në vend.
Shefat e komisariateve nuk do largohen nga territori para orës 22:00.
Të listohen lokalet dhe ambientet që frekuentohen nga elementi kriminal.
Shërbimet e forcave operacionale të mbajnë në vëzhgim elementin kriminal me prirje në fushën e krimeve ndaj jetës.
Kjo qarkore vjen në një kohë kur drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu paralajmëroi se qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit drejtues do te varet nga reagimi i strukturave që kanë në varësi përballë veprimtarisë kriminale.
Këto paralajmërime dhe kjo qarkore vjen në një moment kur në vend vetëm në 11 ditët e para të muajit qershor janë regjistruar tetë ngjarje kriminale me tetë viktima.