PROVAT/ Rrugë që çahet në mes dhe përmbytje! “Salillari” abuzon me taksat e shqiptarëve, punime me zero siguri
Mjaftoi dy ditë reshje që pjesë të ndryshme të infrastrukturës në Shqipëri të nxirrnin në pah cilësinë e keqe të punimit dhe abuzimin që është bërë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Përveç, përmbytjeve masive në Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Durrës, ku uji po hyn në banesat e qytetarëve për shkak të mungesës së kanalizimeve dhe neglizhencës së pushtetit lokal, ka dal në pah edhe abuzimi që kompanitë private bëjnë me paratë e shqiptarëve. Një nga ato kompani është edhe Salillari, pronari i së cilës, Pëllumb Salillari, lëpihet në ballë nga kryeministri Rama, e kështu fut në xhep shukat me para që dalin nga djersa e shqiptarëve.
Rruga që të çon në Borsh, ditën e sotme, është çarë në mes për shkak të cilësisë së dobët të punimeve. Aksi është bërë i pakalueshëm, teksa rruga ka rrëshqitur për punë sekondash, vetëm pas disa orëve shi. Kjo rrugë ka lënë të izoluar disa banorë që i ka shpëtuar Zoti edhe nga ndonjë aksident i mundshëm.
Mirëpo, kjo nuk është e vetmja bëmë e Salillarit. Ashtu siç e kemi raportuar edhe kohë më parë, Salillari është kompania, e cila po gërryen lumin Mat në Kurbin, veprim që është denoncuar disa herë nga banorët e zonës. Për shkak të gërryerjeve të shumta, e gjjitha zona përreth është përmbytur, teksa brenda ka ngecur edhe një kamion i Salillarit. Banorët e zonës e quajnë këtë një ndëshkim nga natyra, pasi qeveria ia jep lejen për shkatërrim.















