16 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Fakt: Firma “Devolli” prej 5 vjetësh nuk paguan 2 milion euro akcizë për birrën “Peja”

by News Albania
07/01/2021
in Ekonomi
0
158
VIEWS
Share on Facebook

Prej 5 vitesh, firma “Devolli” nuk paguan 2 milionë Euro/vit akcizë për birrën “Peja”; ja si falsifikon në doganë e tatime

Edhe gjatë aksionit tatimor në gusht 2019, vetëm distributorët “Devolli” nuk u kontrolluan/ Sipas raport-bilancit të Ministrisë së Financave, rezulton se këtë vjedhje fiskale po e realizon me falsifikim letrash doganore të sasive që eksporton e të letrave të shitjeve, duke u lejuar nga vetë shteti shqiptar, ndërsa 30% të lëngjeve, miellit e qumështit të ambalazhuar, i ka fshehur me gjoja bamërësi që ka bërë në 12 bashkitë veri-lindore, nëpërmjet distributorit “Kuindis”
Burime nga Ministria e Financave, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se edhe në bilancin fiskal 2020 të bizneseve kosovare, që importojnë produkte ushqimore, në regjistrin fiskal mungon birra “Peja” dhe 2 produkte të tjera qumësht e lëngje, të kompanisë “Devolli Group” që tregtohen në Shqipëri.

Dy “duar të forta” qeveritare në Kosovë e Shqipëri, që kanë lidhje interesash me pronarin e kësaj kompanie, Blerim Devolli, kanë lejuar të futen prodhimet e saj në tregun shqiptar, por nuk e kanë futur në regjistrin fiskal të doganave e tatimeve, sipas kapaciteteve që sjell.

Kjo veprimtari evazioni, ka vijuar qysh nga muaji janar 2015, por është zbuluar për herë të parë në muajin gusht 2017 nga KLSH, në kontrollet e regjimit të importit të mallrave të akcizës, sektori pije alkolike e jo alkolike.

Në listën mallrave të kësaj kategorie, mungon vetëm birra “Peja” me kod tarifor “NU 22030001”, si import shumice me distributor filialin “Kuindia shpk”; referuar dhe Proces-verbalit të Kontrollit Aposterior nr. 433, datë 18.12.2015, ku u konstatua se nuk deklarohet sasia e plotë e importit për aktivitet tregu, por vetëm si sasi për përdorim vetiak e bamirësi.

Në muajin shtator 2017, prokuroria e Shqipërisë, nisi hetimet referuar raportit të KLSH dhe faktit, se edhe gjatë viteve 2013-2014, rezultonte sikur birra “Peja” nuk futej fare në tregun shqiptar, me pasojë evazionin 2 milionë Euro në vit, humbje për doganat e tatimet këtu.

Me një “dolli birre”, prokurori Adriatik Llalla, brenda 10 ditësh e fshiu dosjen penale “Devolli-Peja”, për gjoja mungesë provash, ndërsa doganat e tatimet “rilindëse”, u betuan se nuk do ta lejonin më firmën “Devolli Group”, të fuste birrën “Peja” pa paguar taksat e akcizës së importit e detyrimet tatimore.

Mirëpo sipas regjistrave që ka Ministria e Financave, rezulton se birra “Peja” vazhdon të futet “lumë” në Shqipëri, duke mos paguar akcizën e detyrueshme ligjore, me marifetin se gjoja prodhohet nën sasinë 200 mijë h/litra.

Kujtojmë, se 3 muaj pasi nisi hetimi, paguante 36 lekë/litër për akcisë, përsëri me mashtrimin sikur fabrika e prodhimit ishte në Shqipëri e jo në Pejë-Kosovë; duke shmangur taksën 70 lekë/litër plus tarifat doganore.

Prej 4 vitesh, firma “Devolli” fut në Shqipëri 5-6 milionë litër birrë “Peja”, por në pazar me doganën kosovare e shqiptare, raporton sikur për Shqipërinë prodhon e eskporton vetëm 150-180 mijë litër; duke mos paguar miliona Euro akcizë në vit.

Mashtrimin e firmës “Devolli” e konfirmon Shkresa nr. 19437/2. prot. datë 15.10.2015 e Doganës Kosovë dhe Shkresa nr. 27663/2. prot. datë 20.11.2018, sipas të cilave, fabrika “Peja” prodhon mbi 200 000 h/l”.

Dega e Doganës Tiranë, me Vendim nr. 300, datë 02.06.2017 ka deklaruar mos pagesën nga birra “Peja” në vlerën 390,993,704 lekë të reja akcizë, ndërsa me dy akt-bilancet Nr. 58 e nr.138 për vitet 2016-2019, ka kanstatuar se nuk ka paguar 689, 432.256 lekë të reja akcizë.

Vetëm gjatë vitit 2020, referuar bilancit faktik doganor që nuk pasqyrohet, në Shqipëri janë futur 4 milionë 931 mijë e 964 litër birrë “Peja”; ndërsa sipas rregjistrave zyrtarë të deklaruar, rezulton se janë futur vetëm 1.4 milionë litër, të cilët janë taksuar me 36 lekë/litër alkoolmetrik, nga 70 lekë që e detyron ligji.

Këtë mashtrim e dinë dhe kryeministri Rama, drejtoritë e hetimit doganor e tatimor dhe seksioni i krimit ekonomiko-financar në Prokurorinë e Përgjithshme.

Por e lejojnë, ngaqë zëdhënës e negociues menaxhimi tregu i kompanisë “Devolli” në Kosovë e Shqipëri është Baton Haxhiu, këshilltari i kryeministrit Rama.

NË VIJIM/ Do publikojmë të plotë, skenarin e bosit Blerim Devolli, në vitin 2016 e 2019, bërë me policinë anti-krim, për të penalizuar dhe shkatërruar fabrikat e qumështit në Shqipëri, me qëllim krijimin e monopolit në treg për qumështin e tij “VITA” i cili rezulton me “Aflatoksinë” e përbërës kimik, por dhe për lëngjet./Pamfleti

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania