10 July, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fakt: Drejtori i ri i Postës Shqiptare Shpat Kolgega shkurton punonjësit për të futur njerëzit e vet!

by News Albania
September 19, 2021
in Aktualitet
0
Fakt: Drejtori i ri i Postës Shqiptare Shpat Kolgega shkurton punonjësit për të futur njerëzit e vet!
689
VIEWS
Share on Facebook

Denoncimi: Drejtori i ri i Postës Shqiptare Shpat Kolgega ka hequr punonjësit për të futur njerëzit e vet

Posta Shqiptare, ky institucion që prej vitesh merr paratë e shqiptarëve si në shërbim, si nëpërmjet pushtetit qendror dhe i shpërndan ato tek klientët e tij… Çfarë mund të themi për postën e ish-drejtor Laert Durajt që ka mbetur thjesht si një instrument i qeverisë për të katapultuar të besuarit e tij për të zbatuar urdhrat. Shpat Kolgega është emëruar drrjtor i ri pasi Duraj mori mandatin e deputetit. Denoncime të shumta kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania mbi faktin se si ky drejtor ka pushuar nga puna disa punonjës për të vendosur në pozicionet e tyre njerëzit e tij. Konkretisht, qytetari ka thënë se drejtori në fjalë ka abuzuar me detyrën, pasi ka hequr dhjetëra punonjës, persona të rregullt dhe është justifikuar duke thënë se po bëhen “rifreskime”.

Mesazhi i dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania:

Përshëndetje JOQ. Gati 2 muaj me pare ne posten shqiptar (Tirane) Drejtori postes Shpat Kolgega ka levizur nga vendi i punes me dhjetra punonjese nga vedi punes te pa arsyetuara, me demek se behet rifreskime por jo. Ky zotria ka levizur disa punonjese dhe nena te rregullta dhe pa shkelje ne pune por vetem per te futur porosit e njerzve te tije. Dua qe dikush nga organet si KLSH, policia Prokuroria ta hetojne kete Drejtor qe ka abuzuar me detyren. I bej thirrje Kryeministrit te vere dore se ka bere shume padrejtesi. I vetmi qellim ishte qe ky (Shpati Golgega) tu bente nder njerzve te tije. Uroj te merren masa ndaj tije. Nje porosi per shpatin, kur te jesh pa karriken e shtetit do te “respektojm”. Ne drejtorin e tiranes jan nje tufe cunakesh te pa afte dhe injorate. Lutemi qe te merren masa per keta tipa qe bejn si te duan me punen e shtetit. Anonim.

Skandalet dhe denoncimet ndaj Postës Shqiptare janë të pafundme, të raportuara nga qytetarët por edhe të faktuara nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Intriga, shkarkime arbitrare, korrupsion në tendera, nepotizëm, vjedhje, klientelizëm…etje, janë disa nga bëmat e institucionit në fjalë. Por degradimi ka arritur pikën ekstreme pikërisht në filialin e Postës së Tiranës pas emërimit si drejtor të Shpati Kolgegës, i njohur për lidhjet e tij me Henri Çilin,si dhe i infiltruar në strukturat e PS-së me qëllim për të kapur poste në Administratën Publike, raporton Pamfleti. As më pak dhe as më shumë. E gjitha çka ka ndodhur është infiltrimi dhe depërtimi i një tufë “çunakësh anonimë” të prodhuar nga UET, në strukturat e PS-së dhe PD-së, me qëllim përgatitjen për të kapur poste publike më pas.

Çili ( I cili u arrestua në vitin 2020 pasi merrte prona në kumbim të ndërhyrjeve korruptive për lirimin e vrasësve nga burgu) ia ka dalë të mbijetojë mirë, që kur e shpëtoi “Suden” e tij universitare në vitin 2014. Dhe jo vetëm që shpëtoi, por arriti të ishte një zë i fuqishëm në përmbajtjen e ligjit të ri për Arsimin e Lartë sipas interesave të tij, pasi bindi kryetarin e opozitës që mos ta ankimonte ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë Shpati Kolgega është pikërisht një nga të diplomuarit e “Sudes” universitare të Henri Çilit, ku fillimisht “futi duart” në strukturat e PS dhe më pas u punësua në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Gjithashtu Kolgega ia ka dalë të bëhet edhe zv. ministër Arsimit, arritje për të cilën Henri Çili i ka dhënë edhe një “çmim karriere”.

Në fakt ky ka qenë edhe synimi kryesor i Henri Çilit, që Ministrinë e Arsimit ta kthejë në një zgjatim të “Sudes” së tij universitare. Kolgega u emërua drejtor i Filialit të Postës Tiranë në qershor të vitit të kaluar, ndonëse arsimimi i tij nuk ka lidhje me shërbimin postar, pasi ai është diplomuar te Henri Çili për komunikim dhe tashmë drejton Postën, pozicion i cili duhej të zihej nga një administrator, ekonomist, apo e pakta nga një jurist. Nisur nga kjo, Shpati Kolgega në bashkëpunim me Fatos Hasanajn, ka nisur edhe shkarkimin arbitrar të punonjësve të Postës së Tiranës duke i transferuar, ndryshuar detyrat dhe krijuar kushte diskriminuese dhe të papërshtatshme për të punuar. Pra ky vendim është firmosur nga “zari” i Çilit. Një fakt interesant. Bashkëpunëtori i tij Fatos Hasanaj shkonte me urban në punë kur u emërua në fillim në Postën e Tiranës, por vetëm pak muaj më pas bleu një makinë luksoze, gjë që ngre dhe përforcon dyshimet e forta për dallaveret që bëhen në Postë.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Nga Luçiano Boçi: Kokë turku për një Republikë pa leje!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Nga Luçiano Boçi: Kokë turku për një Republikë pa leje!

July 10, 2025

Fier: Vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetdhmëm ndaj autorit

July 10, 2025

Bledi Mane: Tek Tv MCN paguhen vetëm Ylli dhe Xama, 60 gazetarë të tjerë 6 muaj pa rroga

July 10, 2025
Rama thumbon Berishën: Gjallë jam unë, po Luli? Shihni në çfarë derexheje mendore janë katandisur, e morën lehtë popullin

Pas kërkesës së Ramës, valë dorëheqjesh në Bashkinë e Durrësit

July 10, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In