Dokument/ Deputeti i ushqimeve të skaduara “Big Market”, Vullnet Sinaj; me tokë të vjedhur e ndërtim pa leje në Vlorë
Çfarë i thonë banorët e Selenicës në “FB”, për pisllëqet që ka bërë me fuqinë e pushtetit/ Një dokument i ALUZINI-t dhe një fotografi, nga takimet e shpeshta të këtij deputeti me Drejtorin e Legalizimeve-Vlorë, Ardian Musta, që tregon se ai interesohej për të regjistruar pronat e tij të ndërtuara mbi toka të grabitura, ndërsa në FB, këto takime i publikonte si “merak e interesim” për legalizimin banesave të banorëve të zonës, ku ka zhvatur vota me qese ushqimesh kancerogjene
Prej 5 ditësh, administratori i rrjetit “Big Market”, deputeti “rilindës” Vullnet Ruzhdi Sinaj i zonës Selenicë-Lumi i Vlorës; ka nisur aksionin për të zhvatur dhe mandatin tjetër, duke shpërndarë në familjet e varfëra të kësaj zonë, pako me ushqime të skaduara, të cilat nuk arriti t’i shiste dot para Vitit të Ri.
Krahas ushqimeve, po bën dhe premtimet e 4 viteve më parë, një prej të cilave është legalizimi ndërtimeve pa leje; por është mashtrim, mbasi deri sot në zonën e Selenicës, janë regjistruar e legalizuar vetëm tokat bujqësore, magazinat, lokalet, vilat dhe shtëpitë e deputetit Vullnet Sinaj e shtetarëve lokalë dhe qëndrorë.
Referuar dosjeve që disponon “Pamfleti”, rezulton se deputeti Vullnet Sinaj, është 1 ndër 10 shefat e pushtetit të kësaj zone, që ka regjistuar tokat bujqësore edhe të vjedhura; objektet magazina, vila e shtëpi, në këtë zonë e në vijën bregdetare Vlorë-Borsh-Lukovë.
Sot po publikojmë, 1 nga 17 dokumentet që na kanë ardhur nga zyra e ALUIZNI-it Vlorë, me të cilin provohet se deputeti Vullnet Ruzhdi Sinaj, po e shfrytëzon fuqinë si deputet, për të legalizuar e regjistruar objektet e tij, të ndërtuara pa leje mbi toka shteti e private, zaptuar me mashtirme kadastrale, vendime gjyqësore e dhunë policore.
Në këtë dokument zyrtar, konfirmohet legalizimi i një objekti pa specifikim funksioni se çfarë është, ndërtuar nga deputeti Vullnet Sinaj në tokë publike; dhe firmosur nga ish-drejtori Ardian Musta, dhënë dorëheqjen me “porosi” të Edi Ramës, pas batërdisë me lejet e 1200 legalizimeve mafioze, që bëri në qytetin dhe bregdetin e Vlorës.
Po kështu, po publikojmë një fotografi të deputetit Vullnet Sinaj, me drejtorin e ALUIZNI-Vlorë, Ardian Musta, të cilën deputeti e ka publikuar në “FB”, duke e propaganduar si “takim pune” për zgjidhjen e çështjes së legalizimeve të banorëve në zonën Selenicë-Lumi i Vlorës.
Fakti, që deri sot më 7 janar 2020, janë legalizuar vetëm ndërtimet e deputetit Vullnet Sinaj e drejtuesve politikë shtetëror të Vlorës, tregon se këto takime janë bërë për interesat e tij e jo të banorëve të zonës.
Siç po dhuron dhe pakot me ushqime tek familjet e varfëra, në formë kleringu për të mbledhur votat e mandatit tjetër; mbasi vetëm me imunitetin si deputet, mund të vazhdojë krimin ushqimor me rrjetin mafioz “Big Market”.
Në vijim, do publikojmë komentet e banorëve të zonës së Selenicës, bërë në faqen e tij politike-zyrtare “FB”; ku e quajnë “deputet mashtrues, pazarxhi, hajdut tokash e pronash dhe tregtar ushqimesh kancerogjene me falsifikim data skadencash, madje edhe sekser për shitjen e 200 vendeve të punës në bashki./Pamfleti














