Aktivistja Evi Kokalari, është mbështetësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, vazhdon ironinë me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli, duke thënë se nëse do bëhet presidente Majlinda Bregu, Xhozi do pësojë infarkt.
Kokalari ka përmendur emrin e Majlinda Bregut, pasi ajo është lakuar në ambientet e politikës si pretendete e mundshme, për postin e kreut të shtetit.
“Aman vetëm Majlinda Bregun mos e bëni Presidente se do të na pësoj infarkt kardiak Xhozi”, shkruan Kokalari, e cila disa ditë më parë, e akuzoi Topallin si mëndjemadhe dhe xheloze, që nuk i fliste me gojë.
Ndërsa Topalli u përgjigj se nuk e njeh, ndaj nuk i flet.
“Jo. Nuk është ashtu. Nuk kemi miqësi, nuk njihemi”, ka thënë Topalli.