Pa zë dhe pa zhurmë mësohet se sot Ervin Bushit i është komunikuar detyra e re nga Ministria e Drejtësisë. Ai nga nesër e tutje do të jetë drejtori i ri i burgut të sigurisë së lartë në Fier ku vuajnë dënimin mbi 700 të burgosur të kategorive të ndryshme. Bushi ka qenë për disa vite drejtor i Aluizmit në Fier ku ka spikatur për punë të sukseshme, ndërsa së fundmi ai ishte në administratën e bashkisë Fier në pozicionin e drejtorit. Ervin Bushi zëvendëson kështu tek burgu ish-drejtorin Arjan Hasani i cili prej vitesh drejtonte këte institucion riedukimi. Hasani një oficer kariere në radhët e policisë së shtetit kishte vite që drejtonte burgun e Fierit. Për hir të së vërtetës falë punës dhe menazhimit të tij ky institucion mori pamje tjetër në kuptimin pozitiv. Nuk ështe e qarte nëse ai iku me dorëheqie apo e shkarkuan nga ky post. Newsalbania.al mëson se në Drejtorinë e burgut të Fierit ministria e drejtësisë nisi një grup kontrolli i cili qëndroi rreth një muaj e gjysëm në këtë drejtori. Po sipas burimeve të Portalit Newsalbania.al një ‘përplasje dhe lum ankesash ka patur në drejtim të Burgut të Fierit nga ish ministri Saimir Tahiri i cili vuante dënimin në këtë burg. Pas ankesave të tij ai u trasferua në burgun e Lushnjes. Nuk dihet se sa ka ndikuar dhe ky fakt në largimin e drejtorit Arjan Hasani apo është një sjellje personale e ish drejtorit me dorëheqje
