20 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Erisa Zyka: Brukseli zyrtar është në favor të rotacionit politik në Shqipëri

by News Albania
September 9, 2020
in Aktualitet
0
28
VIEWS
Share on Facebook

Gazetarja e mirënjohur Erisa Zykaj, e cila raporton në vendin tonë nga institucionet më të larta të Bashkimit Europian, ka theksuar mbrëmjen e së martës në SYRI TV, se për shkak të qeverisë aktuale në Shqipëri, Bashkimi Evropian tanimë do të ishte në favor të një rotacioni politik. Znj. Zykaj ishte e ftuar në emisionin “A Krasta Show” të gazetarit Adi Krasta ku e argumentoi dhe e mbështeti në analiza, këtë qëndrim të BE.

Adi Krasta: A mund të thuhet se fillimi “artificial”, i detyruar, i dëshiruar shumë nga ne, i negociatave me Shqipërinë,  “do të bëhet” ndoshta,  do të bëhet pas zgjedhjeve. Nuk e di nëse kjo është e saktë dhe e pasaktë. Mund të guxonin eksponentët më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, në nivelet më të larta, të linin të nënkuptohej që në Shqipëri do të ishte mirë të ndodhte një rotacion politik apo kjo është absolutisht e pamundur?

Erisa Zykaj: Kjo është pothuajse eksplicite, Ardi…

Adi Krasta: “Eksplicite Po” apo “eksplicite Jo”?!

Erisa Zykaj: Eksplicite “Po”!  Eksplicite po, që duhet një rotacion! Veçse kushtëzimi është i tillë, kushtet janë për dënimet e personave që janë marrë me shitblerjet e votave; kushtet janë për dënimet e prokurorëve, gjyqtarëve, për dënimet e zyrtarëve të lartë që janë të përfshirë në korrupsion; për dënimet e zyrtarëve që janë përfshirë përfshirë në Dosjen 184 etj.

Pra, të gjitha këto, për atë që di të lexojë, janë pothuajse eksplicite, që pa ndodhur zgjedhjet, pa parë standardet… dhe ka edhe kushte të lidhura me zgjedhjet, me zgjedhjet  lokale për ligjshmërinë e tyre, duhet provuar nëse janë apo jo, atëherë duhen ribërë – kështu të gjitha këto të bëjnë që të lexosh në mënyrë të qartë që po, nuk mund të mbështeten. Problemi është i qeverisë aktuale. Është në mënyrë të qartë.

Nëse flet për “dënime, dënime, dënime”, “rezultate konkrete” në luftën kundër…Kjo është më se e qartë që përgjegjësia kryesore është e qeverisë aktuale dhe që normalisht, shtetet e BE do ta shihnin me sy shumë të mirë rotacionin në Shqipëri dhe jo në ajër, dhe jo sepse duhet mbështetur një e duhet hedhur poshtë tjetri. Por ka një shqetësim jashtëzakonisht real për shkeljen pikërisht të parimeve të shtetit ligjor, për funksionimin e institucioneve demokratike, për parimet themelore, për ato që folëm në fillim.

Prandaj e përmenda Francën!

Franca i dha zë, shqetësimit të gjithë qytetarëve shqiptarë, ballkanas  ashtu siç përmendi dhe parafolësi në Mal të Zi për një ndryshim total.  Sepse deri tani gjuha e përbashkët e raporteve dhe ekipit të mëparshëm të Bashkimit Europian ishte një gjuhë e raporteve rozë, që nuk i korrespondonte realitetit, që në fakt fliste për progres kur kishte regres total pothuajse në të gjithë fushat dhe prandaj u bë dhe ndryshimi, duhej një levë vërtetë ndryshimi. Kështu që, në këtë kuptim, është më se e qartë për mua dhe për këdo që do ta lexojë, që Bashkimi Evropian do të ishte në favor të një rotacioni. Nuk mund të vazhdohet më me këto standarde.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Parashikimi i motit, 20 mars 2023

Parashikimi i motit, 20 mars 2023

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Parashikimi i motit, 20 mars 2023

Parashikimi i motit, 20 mars 2023

March 20, 2023
Horoskopi, 20 mars 2023

Horoskopi, 20 mars 2023

March 20, 2023
Protestuesit francezë “djegin” Parisin/ Kundërshtojnë rritjen e moshës së pensionit

Protestuesit francezë “djegin” Parisin/ Kundërshtojnë rritjen e moshës së pensionit

March 19, 2023
Lajm i fundit: Një efektiv policie humb jetën në aksident në segmentin rrugor Fier-Patos

Lajm i fundit: Një efektiv policie humb jetën në aksident në segmentin rrugor Fier-Patos

March 19, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In