Erion Veliaj i jep 100 MLN Lekë “mashtrueses” SHPRESA! I ka bërë miliona euro dem shtetit duke vjedhur
E njihni të gjithë tashmë “gllabëruesen” e tenderave publikë, atë që megjithëse ka qenë e dënuar për mashtrim të shtetit me TVSH, vazhdon e ha nga paratë tona. Bëhet fjalë pikërisht për Shpresa Joanidhin dhe çetën e saj të rrethit të ngushë familjaro-shoqëror të DION-AL, ish-SHPRESA SHPK, kompanisë që i ndryshoi emrin për të mos rënë në sy kur të përfitonte paratë e popullit. Ajo sëbashku me disa biznesmenë të tjerë u akuzuan për një dëm me vlerë miliona euro ndaj shtetit. Çuditërisht Shpresa vazhdon e merr tendera, megjithëse ligji i Prokurimeve Publike ia ndalon një gjë të tillë dhe duhet ta kishte përjashtuar me kohë nga pjesëmarrja në garat e procedurave publike.
Në kriteret e përzgjedhjes dhe kualifikimit speficifikohet në pikën c se ofertuesi: Nuk është dënuar për ndonjë vepër penale, në përputhje me nenin 76/1 të LPP-së; Por totalisht e kundërta ka ndodhur me Shpresën e cila ka qenë e dënuar për mashtrim. Ajo me kompaninë e saj mban një ndër vendet e para në 5-shen e përfituesve më të mëdhenj në Bashkinë Tiranë.
Këtë radhë është Veliaj ai që i ka dhënë një tender me vlerë 106 MLN LEKË pa TVSH, totalisht në shkelje për “Mungesë Konkurrencë” pasi kompania e Joanidhëve e ka përfituar duke garuar me veten. Me institucion Prokurues Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, objekti i tenderit ka qenë: “Tirana Akademi e Çiklizmit (Ndërtim Montim)”, me një diferencë thuajse të papërfillshme me Fondin Limit.
Miliardat që ka përfituar Shpresa në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, me shifra të fryra e të stërmadhuara, shkojnë në shifra 3 shifrore, përpos atyre që ka përfituar nga sektori i Shëndetësisë. Pse mos të bëjë qejf Shpresa, kur nuk ka SPAK e ligjin e bën Maliqi?!