Erion Braçe jep dorëheqje nga detyra e zëvendëskryeministrit: Ka një fund!
Erion Braçe ka dhënë sot dorëheqje nga detyra e zëvendëskryeministrit. Ka qenë vetë Braçe që ka njoftuar për largimin e tij nga qeveria, përmes një mesazhi të koduar. Në një postim në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Braçe shkruan se çdo gjë e ka një fund, ndërsa thekson se ndihet i nderuar që shërbeu për 24 vitet e fundit për njerëzit në nevojë e jo vetëm.
Pikërisht për të dhënë këtë mesazh, Braçe zgjodhi edhe një video nga ngjarja e rëndë e 26 nëntorit t 2019-ës, ku Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi 51 të vdekur. Nga Thumana, në krah të presidentit të asaj të Kosovës, Hashim Thaçhi, Braçe qetësonte qytetarët pasi në ato momente u regjistruar një tjetër tërmet i fuqishëm.
“Mos lëvizni, mos lëvizni. Mos lëvizni. Asnjë gjë! Ruani qetësinë. Komandat, atje janë njerëzit nën rrënoja. Të zhvendosemi pak atje, se është shtylla. Ju lutem, vendosni për përpara.”, dëgjohet Braçe duke iu thënë qytetarëve.
Mesazhi i Braçes:
KA NJE FUND!
I NDERUAR QE SHERBEVA PER NJEREZIT NE NEVOJE,
NE DITET E TYRE ME TE VESHTIRA NE 24 VITET E FUNDIT!