Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me kompaninë Kurum ku Inspektorati Shtetëror i Punës ka shkuar përsëri në zyrat për verifikim.
Ai shprehet se Kurum nuk na bën dot për budallenj. Braçe thotë që Kurum pranoi dje se ka ndërprerë punën në dy segmentet më të rëndësishme, fitimprurëse në procesin e prodhimit.
“Kurum pranoi dje se ka nderprere punen ne dy prej segmenteve me te rendesishme, fitimprurese ne procesin e prodhimit; ka lajmeruar punetoret per nderprerje te kontrates dhe per vijimin e pagesës për tre muaj të tjerë, koha e mjaftueshme per lodrat e saj! Ajo qe me beri pershtypje dje ishte deklarimi per vsëhtirësi ekonomike; pra jo me faliment-ai eshte konsumuar njehere, por veshtiresi ekonomike!!!”, shpreht Braçe.
Sipas tij Kurum nuk ka qenë asnjë vit me humbje por me fitime. Braçe i revoltuar shprehet që si ka mundësi të ndodh kjo, ku kanë shkuar fitimet?
“Shikoni, Kurum e ka bere nje here kete loje, shume me te madhe-me falimentim, ngjarje qe duhet verifikuar sot se a u mbyll ne perputhje me ligjin apo jo; Nuk duhet lejuar ta bej më!Vecanerisht duke marre peng punëtoret!”, theksoi Braçe.