Braçe s’ka dhënë dorëheqjen, Rama e ka shkarkuar
Pas një postimi në rrjetet sociale nga ish.zv kryeministri Erion Braçe u deklarua në media gjerësisht se ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen.
Në fakt e vërteta qëndron krejt ndryshe.
Disa muaj më parë mesa duket kryeministri Edi Rama e ka shkarkuar nga detyra.
Braçja nuk firmoste prej shumë javësh në vendimet e qeverisë, ndërsa prej katër vitesh ishte njeriu kryesor që hidhte me stilolapsin e tij firmën mbi vendimet e qeverisë.Newsalbania.al ka raportuar muaj më parë se Braçja ka pasur problematika të theksuara dhe qëndrime të ashpra të tij në qeveri në lidhje me disa çështje të cilat janë investiguar por dhe debatuar brenda qeverisë.
Nga ana tjetër mësohet se prej gati 3 muajsh është njoftuar se nuk do të jetë më zv.kryeministër, por ka qëndruar në detyrë si një periudhë tranzitore gjatë sezonit të verës deri në pritje të qeverisë së re e cila pritet të shpallet javën e ardhshme ashtu siç kryeministri Rama njoftoi.
Një qeveri e cila pritet të jetë krejt ndryshe nga ajo që kemi parë deri më sot ku i pari që largohet është Erion Braçe dhe pritet që shumica e kabinetit të mos mbajë më në portofolet shumë emra të tjerë.
Sot vetë Rama në qëndimet e tij publike ka theksuar kritika edhe për disa ministra që kanë qenë zhgënjime për të në kabinet.
Gjithashtu është theksuar se javën tjetër kryeministri në detyrë, i dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, me mandatin e tretë, për hërë të parë e një kryeministri në Shqipëri në 30 vitet e tranzicionit politik do të ketë një qeveri të re.
Burime për Portalin thanë se qeveria do të jetë një formatim i plotë ku emrat e ministrave që do të qëndrojnë në detyrë mund të jenë më pak se sa gjysma e kabinetit aktual.( Newsalbania.al)