Braçe demaskon kompaninë e njohur të bulmetit: Këta përdorin qumështin pluhur, në etiketë s’e thonë
Erion Braçe, pasi Rama e detyroi të jepte dorëheqjen nga funksionet në PS duke e zhveshur e duke i lënë thjesht mandatin, ka nisur të mos i dalë rroga që merr dhe të sulmojë bizneset për të tjera përfitime personale. Tejet i prekur është shfaqur ish-zv/kryeministri për anulimin e taksës së qumështit pluhur për të cilën qeveria u tërhoq dje.
Ai shkruan se në komisionin e Ekonomisë në një dëgjesë me fabrikat shqiptare të përpunimit të qumështit, dëgjoi se ata përdornin qumësht pluhur për produktet e tyre deri në masën 2%. Për pasojë, nëse kjo taksë do të vihej, çmimi i këtyre produkteve do të rritej.
Braçe shtoi se këtë përbërës disa kompani (teksa ka targetuar vetëm njërën që çuditërisht nuk është nga zona e Lushnjes) nuk e deklarojnë në etiketë dhe ka marrë si shembull një qumësht dhe një kos të një kompanie tejet të njohur bulmeti në Shqipëri, që pa bërë asnjë verifikim kuptohet kujt kompanie i përket nisur që nga ngjyra e ambalazhimit.
“Urdheroni; Shihni etiketen e ketij QUMESHTI dhe ketij KOSI! Ketu thuhet: PRODHUAR ME QUMESHT TE FRESKET NGA FERMAT ME TE MIRA! Qumesht te fresket, jo QUMESHT PLUHUR! Pra keta e perdorin qumeshtin pluhur, por ne etikete nuk e thone asnjehere. TANI, NDAJENI MENDJEN: OSE ME QUMESHT TE FRESKET, OSE ME QUMESHT PLUHUR!”- vijon Braçe i cili di diçka më shumë seç duhet, por nuk kuptohet nëse po e denoncon si qytetar i thjeshtë apo një deputet demaskues, teksa ka marrë edhe replikë nga një punonjës i kompanisë në postim.
“Akoma nuk e keni marre vesh qe, qumeshti pluhur si produkt perdoret per te perziere e prodhuar produkte me “qumesht te fresket”, kurse si FATURE perdoret per te grabitur shtetin me TVSH?! Si ka mundesi qe nuk mendoni pak me gjate, pyesni, hetoni e gjykoni?!”-përfundon ai.