“Të mos sillemi sikur jemi ne funeral”, kush janë 2 deputetët PRO vendimit të Bashës.
Ka përfunduar pak më parë mbledhja e grupit parlamentar në selinë blu, e cila u zhvillua me tensione dhe debate të ashpra, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjahstuar ish-liderin historik Sali Berishën.
Ky vendim u kundërshtua nga pjesa më e madhe e demokratëve, ndërsa pro Bashës u shprehën Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Sula.
“Të mos sillemi sikur jemi në funeral, nesër dielli do të lindë përsëri!”, është shprehur Alibeaj për gazetarët.