Ishte me pushime në Greqi, zhduket turistja 21-vjeçare portugeze.
Sipas mediave greke, Sofia Souza Bicho Doumita humbi gjurnët nga zona e Kato Patissia, në orët e para të së martës,10 gusht.
“Buzëqeshja e fëmijës” ishte informuar të martën në lidhje me zhdukjen e vajzës dhe ka vazhduar të publikojë të dhënat e saj me kërkesë të të afërmve të saj.
E reja është nga Portogalia dhe kishte ardhur në Greqi për pushime.
Sofia Souza Bicho Doumita është e gjatë 1.60 m, ka një peshë normale, ka flokë të shkurtër bjondë dhe sy kafe. Ajo kishte veshur pantallona të shkurtra xhinse, një bluzë portokalli, një kapelë kashte dhe një çantë jeshile.