Engjëllush Hoxha: Historia e një njeriu që sfidoi pengesat dhe gjeti vendin e tij të ëndërruar të punës
Engjëllush Hoxha, 39 vjeç, nga fshati Vidhishtë, është një person me aftësi të kufizuara në shikim, por me një talent dhe vullnet të jashtëzakonshëm. Ai ka përfunduar studimet në Liceun Artistik “Jakov Xoxa”, në degën e fizarmonikës, dhe më pas ka vazhduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë. Pavarësisht përkushtimit të tij, Engjëllushi ka qenë i papunë për 10 vite.
Disa muaj më parë, ai aplikoi në Zyrën e Punës në Fier për një vend pune dhe së fundmi u shpall fitues për një pozicion në zyrën e informacionit në Bashkinë Roskovec. Kjo mundësi e papritur e ka ndryshuar jetën e tij.
“Aplikova në Zyrën e Punës në Fier dhe dy muaj më parë mora një telefonatë,” tregon Engjëllushi. “Ajo ka qenë dita më e bukur e jetës time, isha përzgjedhur fitues i një vendi pune në zyrën e informacionit në Bashkinë Roskovec, punë të cilën e kisha ëndërruar prej vitesh.”
Në fillim, disa nga kolegët e tij ishin të dyzuar se si do të mund të punonte dikush me aftësi të kufizuara në shikim. Megjithatë, me kalimin e kohës, ata kuptuan se Engjëllushi zotëronte një njohuri të shkëlqyer në përdorimin e kompjuterit. Madje, ai ishte shpeshherë më i mirë se kolegët e tij dhe kishte një komunikim shumë të mirë me qytetarët.
Historia e Engjëllushit është një shembull i shkëlqyer se si vendosmëria dhe pasioni mund të ndihmojnë për të kapërcyer çdo pengesë. Engjëllushi ka treguar se, me besim dhe përkushtim, gjithçka është e mundur.
Prej 1 viti në territorin e bashkisë Roskovec operon Grupi Vendor I veprimit, CommRAct i cili së fundmi në Bashkëpunim me AKPA (Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive) Fier, ka ndërrmarë një nismë sa sociale aq edhe të nevojshme.Me anë të programit të nxitjes së punësimit, në bashkëpunim me AKPA janë punësuar 15 persona të cilët i përkasin kategorive
-personat që përfitojnë ndihmë ekonomike
-personat të papunë
-personat me aftësi ndryshe.