Ndahet papritur nga jeta një legjendë e futbollit gjirokastrit.
Ndahet nga jeta në mënyrë të pamerituar, një personalitet i spikatur i sportit dhe qytetarisë MUSTAFA HYSI, pagëzuar “Bebushi” i futb ollit gjirokastrit .
Lajm i hidhur për familjen, miqtë , kolegët e tij të futbollin gjirokastrit .
Mustafa Hysi ishte një simbol i klubit të Futbollit Luftëtari, pjesë e ekipeve zinxhir të futbollit, lojtar e trainer, prej vitetve ’80 e deri në minutën e fundit të jetës. I talentuar, i urtë, i mençur, i përkushtuar, një vlerë plotësisht e verifikuar si në fushën e gjelbër me fanellēn e Luftëtarit si futbollist, ashtu edhe në stolin e ekipit si trainer.
Bebushi ishte pjesë e ekipit më të mirë gjirokastrit të shekullit të 20. Bashkëluftëtaras me lojtarët me të shquar të historisë së futbollit gjirokastrit: Kallucit, Brahos, Bonit, Seitit, Çumakut, Shametit, Angonit, Millos, Shonit, Kserës, Halilit, Litit, Cikos, e të tjerëve. Ai do të kujtohet si një nga futbollistët mē arkiv, më luftaratk dhe me më etikë në fushen e lojës.
Mustafa Hysi ka trajnuar për shumë sezone skuadrën e Luftëtarit në Kategorinë e Parë, në Kategorinë Superiore , ekipet e të rinjve dhe të akademive futbollistike fidanishte të ekipit legjendë, ku ka shënuar suksese , ka fituar kupa dhe është shpallur dhe kampion. Si trainer ai i përkiste shkollës së njohur e të suksesshme të trainimit të përfaqësuar nga legjendarët Bari Ishka dhe Hito Hitaj.
Jo vetëm tifozëria dhe opinioni i gjerë i qytetar gjirokastrit, por edhe futbolli shqiptar sot është në zi, për ndarjen prej figurës së njohur emblematike të Mustafa Hysit. Ai në bashkëpunim dhe me mbështetjen e kryebashkiakut Flamur Golemi kishte nisur një projekt ambicioz për ringritjen deri në kategorinë superiore të ekipit tē Luftëtarit të rënuar, projekt të cilin e ka realizuar edhe në dy raste të tjera, por që pas arritjes së suksesit është mēnuanuar nga drejtimi .
Mustafa Hysi, që tifozëria e brohoriste “Bebush” , do të kujtohet me respekt e mirënjohje nga qytetaria gjirokastrit e për atë kontribut të madh që dha sa ishte gjallë për zhvillimin e sportit, veçanërisht për futbollin gjirokastrit.
Lamtumirë i dashur Bebi. Do kujtohesh perjetesisht me dashuri për gjithçka na dhurove.