Divani lunxhiot mbledh grupet dhe ansamblet foklorike nga gjithe vendi.
Edicioni i 7-te i festivalit “Divani Lunxhot” ndezi sërisht qendrën e fshatit Dhoksat të Njësisë Administrative Lunxheri të bashkisë Gjirokastër.
Grupet dhe ansamblet foklorike të Tepelenës, Ersekes, Livadhiasë, Delvinës, Cfakës, Lunxherisë, etj. performuan me polifonitë, sazet dhe vallet e bukura burimore.
“Dhjetra banorë të Dhoksatit dhe fshatrave të tjera të Lunxherise, si dhe spektarore të ardhur nga qyteti i Gjirokastrës përjetuan emocione të veçanta përmes interpretimet plot kolorit të foklorit, etnografisë dhe traditave më të bukura të ardhura ne kete festival nga gjithë Shqipëria”, thotë kryeorganizatori i ketij eventi Koço Vasili.
Per prefektin e qarkut të Gjirokastres Odise Kote, festat dhe festivalet lokale, jo vetëm që i sjellin freski e gjallëri jetes se komuniteteve vendore, por ato tërheqin vëmendjen e vizitorëve dhe turistēve vendas dhe të huaj.
në një buqetë lunxhote.
“Divani lunxhiot është një veprimtari kulturore e përvitëshme që ka zënë vend në kalendarin e eventeve lokale dhe per këtë fakt ka gjetur mbështetje dhe financim nga bashkia e Gjirokastres dhe Ministria e Kulturës” tha përfaqesuesja e bashkisë për aktivitetet kulturore pranë bashkisë Loena Bakuli.