Identifikohet drejtuesi i mjetit, i cili humbi jetën në mbrëmje në rrugën e vjetër të Panajasë në Vlorë.
Ai është Fatos Hoxha, 55-vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje.
Hoxha po drejtonte automjetin tip ‘Hyundai’ kur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe rrugës pa sinjalistikë, doli nga aksi në vendin e quajtur Shamogjin.













