Imami i Xhamisë së Tabakëve Elvis Naçi,është prekur nga Covid-19-të .Është gazetari Elio Laze i cili , me anë të një statusi në rrjetet sociale duke e shoqëruar edhe me foto ka bërë me dije se Elvis Naçi, i njohur së fundmi në rolin e bamirësit me fondacionin e tij ku ndërton shtëpi nëpër Shqipëri është i prekur nga koronavirusi.
Statusi i plotë i gazetarit Elio Laze:
Te shkuara Elvis!
Kjo foto i perket viles ku jeton bamiresi Elvis Naçi. Packa se pretendon se jeton ne nje banese modeste tek Ali Demi, ne fakt jeton ne kete super vile ne periferi te Tiranes.
Gjithsesi sot nuk do merremi gjate me vilen dhe me hotelin e blere nga familja Naçi ne emer te fondacionit Firdeus.
Per sot, i urojme te shkuara Elvisit i cili eshte konfirmuar me Covid dhe ndonje pjestari tjeter te familjes.
Sherim sa me te shpejte.
#MbaniMaskat