13 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Eliona Shkreli: Mbetjet spitalore të spitalit të Shkodrës hidhen në kodhat e mbeturinave të qytetit

by News Albania
August 17, 2024
in Aktualitet
0
Eliona Shkreli: Mbetjet spitalore të spitalit të Shkodrës hidhen në kodhat e mbeturinave të qytetit
131
VIEWS
Share on Facebook

Skandal në Spitalin Rajonal të Shkodrës, mbetjet spitalore hidhen në koshat e mbeturinave të qytetit…

Ndonëse ligjet shtetërore flasin qartë për trajtimin me shumë kujdes të mbetjeve spitalore të rrezikshme, kujdesi në monitorimin e kontrollit që duhet ushtruar në zbatimin e plotë të procesit është inekzistent në Spitalin e Shkodrës. Mbetjet hidhen në kontenierët e mbeturinave të qytetit pranë Urgjencës dhe përballë Maternitetit të Shkodrës çdo mëngjes përpara ndërrimit të turnit të infermierëve (hedhja bëhet nga vetë infermierët e turnit).

Ky është skandali më i rrezikshëm i papërgjeshmërisë shtetërore, Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtuesve të spitalit. Ndërkohë që të gjithë e dimë rrezikun e këtyre mbetjeve në përhapjen e sëmundjeve infektive, ligjet shtetërore janë kopsitur aq mirë në trajtimin me shumë kujdes të tyre.

Pas interesimit tim në lidhje me këtë situatë totalisht të papërgjegjshme dhe shumë të rrezikshme për masën e gjërë të qytetarëve, burime pranë spitalit më bënë të ditur se tenderi për trajtimin e mbetjeve spitalore nuk është hapur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka tagrin e tendereva spitalorë.

Në Shkodër ekziston autoklava (dhomë presioni për të kryer procese industriale që kërkojnë temperaturë të lartë dhe presion të ndryshëm nga presioni i ajrit të ambientit. Autoklavat përdoren në aplikimet mjekësore për të kryer sterilizim) e cila ka dalë jashtë funksionit duke mos arritur të kryejë proceset e sterilizimit.

Firma e trajtimit të mbetjeve që ka fituar tenderin e mëparshëm për trajtimin e mbetjeve e ka mbaruar kontratën e cila nuk i është rinovuar. Sipas burimeve pranë spitalit të Shkodrës, m’u bë e ditur që kontrata me firmën ka mbaruar diku në fund të qershorit. Drejtuesit e firmës së kontraktuar sapo kanë ‘nuhatur’ se rinovimi i kontratës nuk do bëhet pasi tenderin e rradhës do e fitojë një tjetër firmë, ka ndalur çdo proces pune në menaxhimin e mbetjeve spitalore (këto janl informacioneve të siguruara nga burime në spital, jo kontakt me firmën). Firma kontraktuese ka patur në menaxhim edhe autoklavën për t’u kujdesur në raste defektesh etj.

Ky është shteti i Rilindjes që kujdeset për imazh e fasada në rrjetet sociale, por nëse gërmon vetëm pak në brëndësi të tij, sheh kalbësira korruptive e papërgjeshmëri të nivele të larta nga koka e deri tek drejtuesit më të vegjël të institucioneve.

Skandali i hedhjes së mbetjeve spitalore në koshat e mbeturinave të qytetit të Shkodrës është skandali më i madh i papërgjeshmërisë shtetërore, sidomos kur bëhet fjalë për rrezikshmërinë që ato paraqesin për jetën e qyterarëve dhe dëmet mjedisore.

Pamjet dhe fotot janë dëshmia më e qartë se çdo institucion shtetëror është kalbur deri në rrënjë, sepse pushteti absolut është në kulmin e dëlirit të një qeverie e cila prodhon skandale nga më të ndryshmet në përditësinë e qeverisjes arrogante, të papërgjeshme dhe korruptive të saj.

I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë, drejtuesve të spitalit të Shkodrës të marrin masa urgjente në ndalimin e mëtejshëm të hedhjes së mbetjeve spitalore të rrezikshme në kontenierët e qytetit. Spitali si institucion shërben për të mbrojtur e për t’u kujdesur për shëndetin e qytetarëve dhe jo për të rritur rrezikun e pasojave të rënda shëndetësore që mund të kenë banorët vetëm për shkak të papërgjeshmërisë së të gjitha hallkave shtetërore që jetën e qytetarit duhet ta kenë prioritet të punës së tyre të përditshme.

Pamjet dhe fotot s’kanë nevojë për asnjë koment të shtuar përveçse për ndërhyrje urgjente në ndalimin e menjëhershëm të këtij skandali që po i serviret Shkodrës çdo ditë, prej muajsh.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Këmbimi valutor 3 mars/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro ditën e sotme?

Forumi Ekonomik Global: Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes burrave e grave

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Këmbimi valutor 3 mars/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro ditën e sotme?

Forumi Ekonomik Global: Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes burrave e grave

June 13, 2025
Parashikimi i motit 5 Qershor 2025/ Kthjellime, vranësira dhe temperatura deri në 35°C

Parashikimi i motit 13 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

June 13, 2025
Horoskopi 30 Maj 2022, ja për cilën shenjë do të ketë një shpërblim të madh financiar

Horoskopi 13 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

June 13, 2025

Shqiptari bëhet hero në Greqi/ Shpëton nga mbytja në lumë dy fëmijë grek

June 12, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In