Me krahët e mia të mblodha
Ashtu si një zanë e bukur…
Mbi kraharorin tim të hodha
Më pas ngjaje si një flutur!
Të rrëmbeva disa puthje
Të shpejta si një i marr..
Me dhe aq shume vuajtje
Me mire të më kishe vrar’!
Ndaj i robëruar nga pasioni
Emocione të shumta pambarim,
Në ballë ty të putha i gjori
Tani s’gjen qetësi shpirti im!