Elektricisti hero! Çan borën deri tek gjuri për t’i rilidhur dritat kuksianëve
Në Shqipëri, ku rëndom flitet për politikë dhe krim, ka edhe raste frymëzuese të njerëzve të thjeshtë dhe punonjësve të përulur, që janë shembull për të tjerët. I tillë është edhe rasti i Xhemil Mezinit, elektricistit 57-vjeçar që “çan” dëborën, duke sfiduar acarin për t’u rikthyer energjinë elektrike banorëve të një fshati të thellë në Kukës. Shumë e krahasojnë me ‘Dedën’ e filmit “Rrugë të Bardha”, veçse krahasimi nuk ka vend, pasi Xhemili është person real, i një realiteti që përsëritet çdo dimër në vendin tonë. Ndërkohë, kompania OSHE thotë se mbrëmjen e shkuar, ka rënë sërish dëborë, duke dëmtuar linjën që furnizon me energji zonën.
Më konkretisht, OSHE ka njoftuar se:
Elektricisti Xhemil Mezini, 57 vjeç, gjatë punës së sotme në fshatin Çajë në Kukës, për tu dhënë energji banorëve të zonës ku bora e rënë gjatë natës së mbrëmshme dëmtoi Linjën e TM në kabinën Shehlerë të Cajës!













