Ditën e enjte, ora 19-të, një aktivitet në muzeun Etnografik, Elbasan, nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë, z.Gledian LLATJA.
Organizohet promovimi i librit “NJERIU GUACKË”, me autor, shkrimtarin&poetin, Fatmir Musaj.
Në këtë kuadër do të flitet edhe rreth situatës së Covid-19 në Elbasan, qytet i prekur më pak nga kjo pandemi, falë edhe masave të marra nga pushteti vendor.
Të ftuar enkas:
- Hektor Çiftja, pedagog&kryetar i Këshillit Bashkiak
- Valbona Kalo, pedagoge në UE
- Xhevahir Budani, Drejtor Rajonal i Shërbimit Parësor
Ftohen dashamirës të letërsisë, intelektualë, gazetarë e qytetarë të interesuar. Nuk është hera e parë që bashkia e këtij qyteti organizon evente të tilla kulturore që zgjojnë interesin e publikut.