Policia ka arrestuar autorin e dyshuar i cili ekzekutoi mëngjesin e sotëm në Himarë biznesmenin Niko Goro. Ai është vënë në pranga në vendin e quajtur Livadh, ndërsa nuk bëhet ende i ditur identiteti.
Biznesmeni është vrarë pranë supermarketit të motrës së tij, ku pranë tij është afruar një furgon nga i cili ka dalë një person i armatosur duke e qëlluar me 5 plumba.
Ndërkohë, nga të shtënat ka mbetur e plagosur dhe motra e viktimës. Pista paraprake e hetimit është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm pronësie, për shkak të aktiviteteve të biznesmenit Goro në fushën e ndërtimit.