12 February, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Ekzekutimi i dy vëllezërve, pistat ku po heton Policia. U vranë diku tjetër dhe u hodhën në kanal, së fundmi ishin përfshirë në…

by News Albania
11/12/2020
in Kronikë
0
38
VIEWS
Share on Facebook

Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e djeshme në fshatin Zvirinë, në Maliq të Korçës, ku dy vëllezër nga Pogradeci u gjetën të ekzekutuar me armë zjarri.

Vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi, sipas informacioneve të Policisë ishin qëlluar për vdekje me armë zjarri, ndërsa ishin mbuluar me dhe në kanal. Sipas uniformave blu, kanë qenë reshjet e shiut ato që bënë të mundur që një krah i njërit prej viktimave të dilte në sipërfaqe dhe ngjarja të zbulohej nga banorët. Vëllezërit ishin denoncuar të zhdukur që prej datës 7 dhjetor. Ka qenë nëna e tyre që ka bërë denoncimin në Polici, por kjo e fundit nuk kishte mundur të zbulonte asgjë.

SI U ZBULUAN

Viktimat u zbuluan nga një punonjës i ujësjellësit në fshat, i cili kaloi rastësisht aty. Vendi ku janë gjetur dy trupat e pajetë të vëllezërve Andrea dhe Martin Olldashi ndodhej larg zonës së banuar, pak kilometra në distancë nga aksi nacional. Vendi ku u zbuluan trupat e pajetë, burimet thanë se quhet si “Kisha e vogël”.

Banorët e fshatit edhe pse u pyetën nga Policia kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna në zonë, ndërsa banesat e tyre ndodheshin në distancë të largët nga vendi ku u gjetën viktimat.

Sakaq pasi u transportuan në morgun e Korçës, burime nga ky i fundit bënë të ditur se grupi hetimor ka kërkuar që autopsia të bëhet nga ekspertë që do të vijnë nga Tirana.

Nga të dhënat e para mësohet se Policia është përqendruar në disa pista për shkak të së shkuarës kriminale të dy vëllezërve, për të cilët dyshohet se së fundmi ishin përfshirë edhe në trafikun e narkotikëve.

Por, emrat e dy viktimave nuk janë të panjohur për Policinë, pasi vëllezërit dyshohen si autorët që i vunë tritolin lokalit të ishfutbollistit Gjergj Leka, pasi i kishin kërkuar këtij të fundit një shumë të konsiderueshme parash, ndërsa janë dënuar edhe për vjedhje. Ngjarja e sipërcituar ka ndodhur në qershor të vitit 2012, ndërsa autorët janë liruar më pas nga Gjykata. Atë kohë, ish-futbollisti Leka është shprehur se tritoli në lokalin e tij ishte vënë në formë kërcënimi ndaj tij. Po ashtu, ai ka denoncuar edhe lirimin e tyre.

DY VËLLEZËRIT

Vëllezërit Olldashi që u gjetën të vrarë e të mbuluar me dhe mesditën e djeshme në fshatin Zvirinë në Maliq, dyshohet të jenë ekzekutuar më parë në një tjetër vend.

Më pas, ata janë transportuar e hedhur në kanal në fshatin Zvirinë, për t’u mbuluar më pas me dhe. Kjo sipas uniformave blu, është bërë që autorët të humbasin gjurmët e tyre nga ky krim. Ndërkohë, mësohet gjithashtu se herën e fundit vëllezërit janë parë në Pogradec.

Një nga pistat që Policia është përqendruar në hetimet për zbardhjen e ngjarjes është trafiku i lëndëve narkotike, ku dy vëllezërit dyshohet të jenë përfshirë gjatë kohëve të fundit. Por nuk përjashtohet nga hetimi as e kaluara e tyre, të cilët janë akuzuar për vepra të tjera penale.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Tiranë: Drejtori I Përgjithshëm I Policisë Ilir Proda falenderon për profesionalizëm dy punonjës të cilët neutralizuan dhe arrestuan grabitësin e bankës

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Tiranë: Drejtori I Përgjithshëm I Policisë Ilir Proda falenderon për profesionalizëm dy punonjës të cilët neutralizuan dhe arrestuan grabitësin e bankës

12/02/2026
Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

12/02/2026
Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

12/02/2026
Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

12/02/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In