Konstandinos Katsifas u vetëvra me armën e tij!
Siç raporton JuguLajm, kjo eshte mesuar pak dite me pare nga familjaret e tij ne seancen gjyqesore te mbajtur ne Gjykaten e Faktit ne Gjirokaster te kryesuar nga gjykatesja Suela Dashi. Prokuroria e Gjirokastres tre vite nga ngjarja e rende ne fshatin Bularat te Gjirokastres, ku Kostandinos Katsifas mbeti i vdekur me dy plumba kallashnikovi, ka vendosur te pushoje hetimet per kete dosje.
Hetimet qe nisen qysh prej dates 28 tetor 2018,fillimisht nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe qe me pas u vijuan nga prokuroria e Gjirokastres, tashme konsiderohen te mbyllura. Te pranishem ne procesin gjyqesor kane qene dhe familjaret e viktimes,te cilet kane kerkuar te nj ihen zyrtarisht me aktet hetimore qe permban dosja. Njeheresh dhe me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor te trupit te pajete te Kacifas dhe ekspertimin balistik te armes automatike, qe i ndjeri kishte diten e ngjarjes me vete.
Te dy keto akte hetimore,kane dale ne perfundimin se Kostandinos Katsifas ne daten 28 Tetor 2018, ka kryer vetevrasje me armen e tij, teksa ndodhej i rrethuar nga forcat policore RENEA, ne malin mbi fshatin Bularat.
VIDEO PAS NGJARJES https://business.facebook.com/SarandaWeb.net/videos/484905228697575/
Per shkak se te atermit e Kacifas, nuk jane njohur gjate fazes se hetimit dhe fazes se gjykimit me hetimet e dosjes, mesohet se gjyqtarja e çeshtjes, gjykatesja Suela Dashi, ka urdheruar Prokurorine e Gjirokastres,qe te terheqe dosjen mbrapsht per t’i dorezuar nje kopje te akteve hetimore dhe pales se demtuar, qe ne kete rast jane te atermit e Kostandin Kacifasit. Keta te fundit sipas legjislacionit shqiptar kane te drejte te njihen me aktet hetimore te dosjes dhe mbi bazen e tyre te japin oponencen dhe kundershtimet qe kane ne sallen e gjykimit. Familjaret mund te kundershtojne ekspertizat qe dalin ne konkluzioninse Kostandinos Katsifas ka kryer vetevrasje, duke kerkuar riekspertim dhe perjashtimin e ekspertit te caktuar nga prokuroria.
I vene nen presionin e policise dhe duke mos dashur te dorezohet, pavaresisht thirrjeve te vazhdueshme me altoparlant nga negociatoret e RENEA-s, Katsifas mesditen e 28 tetorit 2018, ka qelluar veten duke kryer vetevrasje. Prokuroret argumentojne se ai ka marre dy plumba nga arma automatike kallashnikov qe kishte me vete. Sipas hetuesve, plumbi i dyte eshte kryer nga e njejta arme dhe qitja eshte kryer shume shpejt, ku mendohet se ka ndikuar forca e rendeses se gishtit ne kembezen e automatikut. Ne vendin e ngjarjes, nuk jane gjetur gezhoja te qitura nga armet e forcave te policise.
Ndersa shume prane trupit te Kacifas,eshte gjetur arma automatike dhe disa gezhoja te qitura pikerisht nga kjo arme.
Me 28 Tetor 2018, ne fshatin Bularat te Gjirokastres qe banohet nga minoritare greke, gjate kohes qe mbahej ceremonia perkujtimore e festes kombetare te Greqise, minoritari Kostandinos Katsifas qelloi me arme policine shqiptare dhe pas disa oresh beteje me forcat e rendit, gjeti vdekjen.