Studiuesit që analizuan maska të palosura kirurgjikale me tre shtresa, të cilat shpesh vishen nga profesionistë të kujdesit shëndetësor, zbuluan se ato filtruan gati tre të katërtat (3/4) e grimcave në zonë.
Kjo më pas u zvogëlua në një të katërtën (1/4) kur maskat u përdorën më shumë se një herë, thanë ata.
Studiuesit, nga Universiteti i Massachusetts Lowell dhe Universiteti Baptist i Kalifornisë, gjithashtu zbuluan se mbajtja e një maske me më pak se 30 për qind efikasitet të filtrimit, mund të jetë më keq sesa të mos e kesh fare atë.
Dr Jinxiang Xi, një profesor i asociuar i inxhinierisë biomjekësore në UMass Lowell, tha: “Është e natyrshme të mendosh se mbajtja e një maske, pa marrë parasysh të re apo të vjetër, duhet të jetë gjithmonë më mirë se asgjë. Rezultatet tona tregojnë se ky besim është i vërtetë vetëm për grimcat më të mëdha se pesë mikrometra, por jo për grimcat e imta më të vogla se 2.5 mikrometra”.
Ekspertët thanë se gjetjet e tyre demonstruan se si forma të ndryshme të maskave mund të çojnë në nivele të ndryshme mbrojtjeje, me palosjet që humbin efikasitetin e tyre me kalimin e kohës, shkruan Metro.
Për studimin, të botuar në revistën Physics of Fluids, ata zhvilluan një model kompjuterik të një personi që mban një maskë kirurgjikale me palë dhe përdorën metoda numerike për të ndjekur grimcat përmes materialit.
Gjetjet e tyre demonstruan se mbajtja e një maske mund të ndryshojë mënyrën e hyrjes së ajrit rreth fytyrës. Ekipi pa që ajri hynte në të gjithë sipërfaqen e maskës me shpejtësi të ulët, sesa në pika specifike, të tilla si hunda ose goja.
Ata më pas zbuluan se efikasiteti i filtrimit të maskës kirurgjikale me tre shtresa mund të ndryshojë nga 65% kur është e re, në vetëm 25 %, kur përdoret, duke e bërë atë më keq sesa të mos veshësh fare. Kjo mund të ndodhë sepse palosjet e maskës kirurgjikale ndikojnë në modelet e hyrjes së ajrit dhe, kur përdoren pa pushim, ato ndryshojnë formë dhe efikasiteti i tyre zvogëlohet













