“Biri rrëfen atin” | Vlorë
Në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, organizuam aktivitetin në kuadër të ditës së lindjes së poetit të madh të poezisë dhe polifonisë labe, Lefter Çipa, Nderi i Kombit. 🇦🇱
Publicisti dhe gazetari Aleksandër Çipa, djali i Lefter Çipës, ndau me të ftuarit përjetime jetësore nga rrugëtimi i kësaj figure të polifonisë shqiptare, që la pas një emër të madh. 👤🎼
“Çdo gjë mund të ndodhë në këtë botë, malet mund të vithisen nga vendi e të gremisen në det, deti mund të ngrihet e të mbulojë Vanovën, por sikur edhe një pilurjot i vetëm të rrojë mbi këtë dhè, te ai do rrojë kënga pilurjote. Dhe tek ajo këngë do rrahë përherë zemra e Lefter Çipës.”