FOTO LAJM/ Edi Rama “matet” me dy peshqit gjigand në Sarandë.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që në këto ditë me diell të shkojë në jug të vendit. Vendnndodhjen e tij e ka “zbuluar” kryebashkiaku socialist i Sarandës Adrian Gurma, përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale.
Peshkatarët e zonës kanë qëlluar me fat këtë të mërkurë dhe kanë kapur dy peshq gjigand, të cilët i kalojnë 2.5 metra. Kryeministri Rama ka shkuar në një peshkarexhat, i veshur sportiv dhe matet me peshqit, të cilët në dukje janë ton.
Edhe pse kryeministri është 2.01 i gjatë, peshqit e kalojnë gjatësinë e tij dhe dalin dukshëm më lart.














