13 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Edi Rama shpreh vlerësim për ish-presidentin në ditëlindjen e tij

by News Albania
17/08/2020
in Kronikë
0
25
VIEWS
Share on Facebook

Rexhep Meidani sot 76 vjeç, Rama shpreh vlerësime të larta: Ishte President normal, në kohë anormale! Për fat të keq, sot…

Kryeministri Edi Rama i uron 76-vjetorin e lindjes ish-Presidentit të Republikës, Rexhep Meidani. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Rama shpreh vlerësimet më të larta për Meidanin, teksa shprehet se ai “ishte një ndër intelektualët që iu vunë në shërbim vendit në momentet tejet sfiduese pas përmbysjes së madhe të sistemit”

Më tej, kryeministri thekson se Meidani “ishte një njeri normal dhe një President normal, që meriton të vlerësohet si i tillë, jo thjesht për kohën tejet anormale, kur ai pati privilegjin të luante rolin e kreut të shtetit, po edhe nga këndvështrimi i kohës së sotme, kur fatkeqësisht, Shqipërisë i mungon kaq shumë normaliteti në atë rol sa simbolik për unitetin tonë kombëtar, aq edhe thelbësor për ekuilibrin politik të vendit tonë”.

Mesazhi i Ramës:

EDHE100💐 REXHEP MEIDANI, shërbeu si Presidenti i tretë i Republikës pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri dhe sot, duke i uruar 76 vjetorin e lindjes, kujtoj me respekt standardin e lartë të dinjitetit institucional që ai i dha rolit të kreut të shtetit shqiptar, pas degradimit rrëqethës që pësoi presidenca deri në katrahurën e vitit 1997. Profesor Meidani ishte një ndër intelektualët që iu vunë në shërbim vendit në momentet tejet sfiduese pas përmbysjes së madhe të sistemit.

Ndryshe nga disa syresh, si paraardhësi i tij, që kaluan nga ekstremi i servilosjes ndaj padronëve komunistë, në ekstremin e kanosjes kundër komunistëve si njerëz, ai zgjodhi rrugën e atyre që e transformuan ish-Partinë e Punës në një forcë politike eurosocialiste; alternativë serioze qeverisëse e një Shqipërie që u kthye në tokë të djegur nga flama e një antikomunizmi tragjikomik. Rexhep Meidani ishte një njeri normal dhe një President normal, që meriton të vlerësohet si i tillë, jo thjesht për kohën tejet anormale, kur ai pati privilegjin të luante rolin e kreut të shtetit, po edhe nga këndvështrimi i kohës së sotme, kur fatkeqësisht, Shqipërisë i mungon kaq shumë normaliteti në atë rol sa simbolik për unitetin tonë kombëtar, aq edhe thelbësor për ekuilibrin politik të vendit tonë.

Me Profesorin jemi njohur herët, kemi këmbyer mendime në kohë të ndryshme dhe jemi këmbyer në rrugën e jetës sonë politike edhe si konkurentë për lidershipin e Partisë Socialiste. Jo gjithnjë kemi qenë dakord, madje ai ka qenë një zë kritik ndaj meje në momente e për çështje të caktuara. Por gjithnjë ama, kritika e tij ka ruajtur seriozitetin, etikën, thellësinë e shqetësimit për çështjen në fjalë, çka përbën në fakt edhe shenjën e bukur dalluese të mosdakordësisë publike të atyre që demokracinë dhe lirinë e shprehjes, nuk e ngatërrojnë me rrumpallën e me lirinë e sharjes. Për fat të keq, sot lloji i edukuar i kritikëve si Profesor Meidani është një specie në zhdukje dhe kjo e bën edhe më të vyer për vendin e për publikun, praninë mes nesh të njerëzve si ai.

Duke e uruar Profesorin në këtë ditë të shënuar të jetës së tij, uroj megjithë zemër që normaliteti i virtytshëm institucional e intelektual që ai ka mishëruar, si President i Republikës e si penë e angazhuar në debatin mediatik, të bëhet norma e jo të mbetet ujë i pakët në jetën tonë institucionale e publike.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania