-Edi Rama qetëson shqiptarët: Nuk do t’u sjell afganë të thjeshtë, por yje që i shihni në NETFLIX!
Në intervistën e mbrëmshme për “CNN” , Edi Rama, pasi e rriti në 4 mijë numrin e afganëve që do të presë në Shqipëri, kujtoi dhe Kanunin, besën për mikun, përmendi se vendi ynë ka pritur 500 mijë shqiptarë të Kosovës dhe askush nuk vdiq për bukë, lëshoi edhe broçkullën e radhës.
Kryeministri që sa herë flet për afganët, aq herë mashtron (e nisi me disa qindra, vazhdoi me 1 mijë-2 mijë-3 mijë-4mijë dhe nuk dihet sa do shpjerë numrin e tyre), ka lëshuar broçkullën e radhës.
Sipas tij, afganët që do na sjellë, nuk do jenë njerëz të thjeshtë, por yje filmash të cilët ne i kemi parë vetëm në NETFLIX!
“Duke parë listën që kemi marrë, emrat e njerëzve, profilet e tyre mund të shihja artistë, gazetarë, kineastë, yje filmash, apo fytyra që ndoshta i kemi njohur përmes netflix, filmave. Si mund t’i lëmë këta njerëz në baltë?! Si mund t’ua mbyllim përgjithnjë dritaren e krijimtarinë dhe ëndrrave dhe shpresave.
Duke iu thënë që në 5 vitet që vijnë do përpiqemi t’ju nxjerrim prej andej ndërkohe që për ta ka një litar të errët për të përgatitur për të varur ëndrrat, shpresat dhe ata vetë”, tha Rama.