1 October, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Edi Rama: Problemet në Shqipëri, gjithë fajin e ka Gledis Nano

by News Albania
September 8, 2022
in Aktualitet, Kryesore
0
Edi Rama: Problemet në Shqipëri, gjithë fajin e ka Gledis Nano
42
VIEWS
Share on Facebook

Nga: M.Ç

Fjalimi i Edi Ramës gjatë prezantimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nuk ishte nga ato homelitë e zakonshme propagandistike.

Rama pranoi se në shumë drejtime kishte rënie të standarteve, madje madje, edhe kthim mbrapa. E gjithë përgjegjësia për shumë gjëra që nuk kanë shkuar mirë, sipas kryeministrit, është e Gledis Nanos.

Shefi i qeverisë, nuk u kujdes fare ta maskojë këtë qendrim akuzues. Ishte i drejtpërdrejtë, madje shpesh i vrazhdë.

Rama la fare qartë të kuptohet, se Gledis Nano, Drejtori i shkarkuar i Policisë, është përgjegjës për shtimin e policëve të inkriminuar.

Sipas Ramës, Gledis Nano është përgjegjës për ngjarjen tragjike të Himarës ku humbi jetën vajza 7-vjeçare, pasi e përplasi me skaf një oficer policie.

Gledis Nano, tha Rama, është fajtor për kanabizimin. Kryeministri ngriti tonet kur u shpreh se Ardi Veliu e la territorin të pastër, pa asnjë bimë kanabis, ndërkohë që parcelat lulëzuan me drejtorin që ishte në detyrë deri pak ditë më parë.

Madje, bëri edhe ironi, kur tha se ai nuk pranonte provat që sillnin partnerët italianë që monitorojnë territorin.

Po Gledis Nano është përgjegjës në sytë e Kryeministrit, për ndërtimet e shtuara pa leje. Ai la të kuptohet se përfitues prej paligjshmërive të toleruara, ka qënë pikërisht ai, kur u shpreh se gjërat kanë ndodhur për shkak të tarafeve që ka marrë shefi, ose shefi i shefit.

Edi Rama ka vënë nën akuzë ish-drejtorin e Policisë, edhe për rastin e Ervis Martinajt, dhe veçanërisht për mënyrën se si ajo çështje është trajtuar në publik.

Kush e ka penguar drejtorin të fliste për këtë rast, tha Rama, i cili i kërkoi shefit të ri të uniformave blu, Muhamet Rrrumbullaku, që ta sqarojë sa më shpejt këtë çështje, nëse Ervis Martinaj është vrarë, apo jeton, dhe duhet kapur e dërguar para drejtësisë.

Kryeministri u paraqit sot në mbrëmje si turist që nuk ka lidhje me vendin, dhe se ai vetëm konstaton. Çdo gjë që ka shkuar keq, me krimin në rritje, dhe me abuzimet në çdo drejtim, e kanë bërë të tjerët.

Konkretisht, për 10 muaj që Shqipëria ka marrë tatëpjetën, fajin e ka pasur sipas Edi Ramës, një njeri i vetëm, pikërisht Gledis Nano./Syri.net

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Adriana Kalaja: Vendimi për votën e emigrantëve/ diasporës, puç kushtetues nga Gjykata Kushtetuese!

Nga Adriana Kalaja: Vendimi për votën e emigrantëve/ diasporës, puç kushtetues nga Gjykata Kushtetuese!

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Nga Adriana Kalaja: Vendimi për votën e emigrantëve/ diasporës, puç kushtetues nga Gjykata Kushtetuese!

Nga Adriana Kalaja: Vendimi për votën e emigrantëve/ diasporës, puç kushtetues nga Gjykata Kushtetuese!

September 30, 2023
A po largohet ushtria serbe nga kufiri me Kosovën? Pamjet tregojnë largimin pas sulmit terrorist…

A po largohet ushtria serbe nga kufiri me Kosovën? Pamjet tregojnë largimin pas sulmit terrorist…

September 30, 2023
Blindohet Vlora me forca policore

Blindohet Vlora me forca policore

September 30, 2023
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Dega Tiranë mirëpriti në zyrat qendrore një grup gazetarësh nga Kosova dhe Serbia të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Dega Tiranë mirëpriti në zyrat qendrore një grup gazetarësh nga Kosova dhe Serbia të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

September 30, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In