TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar sërish mëngjesin e sotëm familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv i Forcave Shqiponja, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.
Kjo vizitë e kreut të qeverisë vjen një ditë pasi qeveria akordoi një pension special për këtë familje. Babai i 25 vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha e cilësoi këtë veprim si vrasje për herë të dytë të të birit. Përgatiti: Enkelejda Hoxha