Një tjetër avion i shtohet flotës ajrore shqiptare, Rama: Pas ‘Lasgushit’ e ‘Migjenit’, mbërriti edhe ‘Naimi’.
Një tjetër avion i është shtuar flotës ajrore shqiptare. Bëhet fjalë për avionin e quajtur ‘Naimi’.
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se me ‘Naimin’ ka shkuar në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë shqiptare.
MESAZHI I RAMES
🟢 Pas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit✈️🇦🇱