Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Sherif Merdanit: Lamtumirë!
Kryeministri Edi Rama i ka dedikuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit të madh Sherif Merdani.
Kryeministri, ka publikuar një foto të artistit dhe shkruan:
“Lamtumirë Sherif Merdani”.
Kujtojmë që këngëtari u nda nga jeta këtë të diel në moshën 81-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë.
Merdani ka bërë 16 vite burg gjatë viteve të komunizmit, pas festivalit të 11-ë, ndërsa repertori i tij dhe vlerat në muzikën e artin shqiptar janë të vyera.