-Jo po kështu, jo po ashtu, flet Rama: Na duhen fuqi të reja, mos u dehni nga fitorja…
Kryeministri Edi Rama, foli me bindje se në katër vitet e ardhshme dëshiron të qeverisë me një skuadër të re, duke theksuar se PS duhet të bëhet një komunitet që jeton me aspiratën e madhe për t’i sjellë Shqipërisë mirëqenie. Rama u shpreh se është momenti për t’u ulur me këmbë në tokë dhe për të gjetur fuqi të reja, duke parë fitoren e arritur me sy kritik.
“Sot dua të flas hapur. Nuk kam qenë asnjëherë më i trazuar pas një fitoreje politike se këtë herë. Sepse sa më shumë gara fiton. Aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin e sfidës më të madhe të vështirësive e adresimit me forcat e përbashkëta të nevojës për t’u përmirësuar më tutje.
Dehja nga fitoret, rënia e dëshirës për të mësuar, shpërfillja e rivalëve, shurdhimi ndaj kritikave janë tipare të fituesve që kthehen në humbës. Është momenti të ngulim këmbët në tokë dhe të gjejmë fuqi të reja për të parë veten dhe skuadrën tonë si kolektiv dhe vetë fitoren e arritur me sy kritik. Na duhet një forcë e re dhe një kapërcim i ri i vetvetes.